BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Aktualitet

Trupi ende në morg/ Reagon familja Lleshi dhe zbulon si qëndron e vërteta: Ja pse kishim shkëputur çdo kontakt me Arbenin para vrasjes…

Trupi ende në morg/ Reagon familja Lleshi dhe zbulon si qëndron e

Edhe pse u vra që në dhjetor të vitit 2023, trupi i Arben Lleshit gjendet ende në morg. Familja e tij nuk e ka tërhequr, pasi prej kohësh ata nuk kishin komunikim dhe kjo për shkak të krimit që ai kishte kryer në Angli.

Historia nis në 10 Prill të vitit 2012 në qytetin e Sauthemptonit. Atë ditë, policia vendase e gjeti te shkrumbuar brenda mjetit të tij tip Mercedez trupin e viktimës Agim Hoxha, nga fshati Shtjefën i Matit. 

Ai ishte vrarë diku tjetër dhe autorët e krimit kishin djegur trupin për të humbur gjurmët. Policia vendase identifikoi si autor të krimit pikërisht shtetasin Arben Lleshi nga fshati Rrokaj i Matit. Në të shkuarën, Lleshi dhe Hoxha kishin qenë shok. Sipas raportimeve të mediave britanike, mendohet se konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshje për tregtimin e një sasie kokaine. Një aktivitet në të cilin viktima dhe autori i krimit kishin bashkëpunuar prej vitit 2006.

Pas vrasjes në Britani, familja Lleshi u distancua nga Arbeni dhe shkëputi çdo kontakt me të. Këtë, e konfirmon motra e tij në një rrëfim telefonik me Inside Story.

“Në moshën 15 vjeç Arbeni emigroi drejt Anglisë  i ndihmuar nga një mik i familjes tonë. Atje u dorëzua në një familje angleze ku qëndroi për shumë vite nën kujdesin e tyre. Ne vitin 2012 ai na telefonoi dhe na tha që kishte marë dokumentat. Në Prill të vitit 2012 ai erdhi në Shqipëri. Ai ndejti vetëm 10 ditë. Ne nuk dinim asgjë çka kishte ndodhur në Angli. Dhe ai u nis për Angli dhe në pamë në lajme qe ai ishte arrestuar nga Interpoli në Itali. Ku më pas filluan në Angli hetime lidhur me këtë ngjarje. Sipas mediave dhe lajmeve ai u shpall fajtor nga gjykata Britanike por ai gjithmon e ka mohuar vrasjen për të cilën akuzohej.”– shprehen familjarët.

Në debat e sipër, Arbeni e kishte goditur me sende të forta Hoxhën dhe trupin e pajetë e dogji diku tjetër për zhdukjen e gjurmëve. Në fund, ai u dënua me 32 vite burg. Në vitin 2016 u deportua në Shqipëri për të kryer dënimin në atdhe. Fillimisht në burgun e Fushë-Krujës, dhe së fundi në Peqin ku edhe u ekzekutua.

“Pas një periudhe ai u ekstradua në Shqipëri ku ne përsëri nuk dinim gjë për ardhjen e tij në Shqipëri. Ne morëm vendimin për arsye të kësaj ngjarje të rëndë që kishte ndodhur për të mos e takuar kurrë.”- mbyllet ragimi i familjarëve.