Liridona Ademaj u vra 5 ditë më parë në Prishtinë nga persona të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë mori vëmendje më të madhe edhe nga aludimet që qarkulluan në media se shkak i planit të zi të bashkëshorti të viktimës ishte përftimi i siguracionit të jetës së 30-vjeçares në Suedi që arrinte një shifër prej 20 mln eurosh.
Rushit Arifi okulist shqiptar në Suedi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se maksimumi i sigurimit të Liridonës në Suedi është 500 mijë euro, jo 20 mln siç është aluduar në media.