BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Aktualitet

Vrasja e Osman Berberit, Klodiana Lala zbulon përgjimet: Ta marrin nusen e atij që është mbesa ime, ta…

Vrasja e Osman Berberit, Klodiana Lala zbulon përgjimet: Ta marrin nusen e

 Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2009, kur u gjet i masakruar Osman Berberi, në atë kohë vetëm 27 vjeç.

Babait të një vajze katër vjeçare, që thuhet se u rrëmbye mesditën e datës 19 shkurt 2009. Nga persona të veshur si policë, brenda një lokali, fare pranë banesës së tij në Kodër Kamëz.  Vetëm pak orë, pasi një telefonatë urgjente, e kishte nxjerrë herët në mëngjes nga banesa.

Për herë të parë emisioni ‘Në shënjestër’, pas kaq shumë vitesh, do të përpiqet të hedhë edhe njëherë dritë mbi rrëmbimin, torturimin dhe mënyrën se si gjet i masakruar, 27 vjeçari, Osman Berberi, më datë 28 shkurt 2009, rreth orës 11.00 të mesditës, në këmbët e ‘Urës me Harqe’ në Milot, apo ndryshe e njohur si Ura e Zogut.

Halili, nuk preferoi të fliste në telefon për fatin e Osmanit, një përgjim ambiental i kryer nga grupi hetues, midis tij, gruas dhe nënës së viktimës, lë të kuptohet se bashkëshortja e Osmanit di gjithçka mbi vrasjen e partnerit të saj.

Biseda të cilat emisioni ‘Në shënjestër’, po i sjell të redaktuara.

Më datë 18 Nëntor 2009 në banesën e tyre në qytetin e Durresit është kryer një përgjim ambjental ndërmjet shtetases Diamanta Hima, Halil dhe Hane Bushkashi.

Diamanta- Ai çun iku, unë dua të di kush ma bëri dhe ku ma kanë vrarë.

Nuk e nxjerr llafin në këtë dynja, sa të jem gjallë. Ti vetëm më kallëzo drejt.

Halili-Ai ka qenë një nga çunat më të mirë, më të respektueshëm. Duhet kapur nga koka puna.

Diamanta-Për një ngatërresë nuk të vret kush në atë farë feje.

Halili-Nëqoftëse nuk arrestohet e shoqja, nuk gjindet asnjëherë.

Vetëm e shoqja e di se kush e ka vra.

Diamanta- Po s’të vret njeri për një konflikt dhe një dashnor, s’të vret kush!

Hane- Nusja, pra, ky është duke të ta thënë prerë, nusja. Gruaja i di të gjitha.

Halili- Ta marrin nusen e atij, që është mbesa ime, ta arrestojnë, ti futin hekurat, kur ti nxjerrë.

Sipas shënimit të lënë në fund të këtij përgjimi, policia del në konkluzionin se bashkëshortët Bushkashi, kanë dijeni mbi vrasjen e Osmanit.

Dhe këtë e lidhin me konfliktin që çifti kishte midis tyre.

Shënim i cili përforcohet edhe nga një përgjim tjetër, këtë herë midis Halilit dhe bashkëshortes së tij.

Të cilët kujdesen që të mos i tregojnë grupit hetues, detaje mbi atë çfarë ata dinë apo kanë dëgjuar mbi vrasjen.

Por ta mbyllin këtë punë duke thënë se ai, pra Osmani, ishte djalë i mirë dhe ata s’dinë kurrë gjë për vrasjen e tij.

Përgjime daja i Odetës, nuses së Osmanit

Gjithashtu jan?ë kryer veprime me teknikën operative (ambientale) ndërmjet dajës së bashkëshortes së Osman Berberit, Odeta Berberi (Xhani), Halil Bushkashi dhe bashkëshortes së tij Hane Bushkashi.

Në një moment ajo i shprehet bashkëshortit të saj Halil Bushkashit:

‘… Le që unë do them s’di gjë në atë krah, s’di gjë ku jam vetë. E njoh për çun të mirë atë dhe u lamë. Se si ka shkuar me gruan, mirë apo keq, unë s’di gjë..’

Ndërsa Halil Bushkashi shprehet ‘…Po ajo qenka trapë, nuk duhet marrë njeri nëpër gojë. Duhet të marrë nusen e djalit ta çojë atje. Ajo i qit të gjitha…’

Por duke iu kthyer edhe njëherë te përplasja që Osmani kishte me bashkëshorten e tij, për shkak të asaj që ai e cilësonte si imoraliteti i familjes së saj, është me vend t’i kthehemi edhe njëherë historisë së motrës së bashkëshortes së tij.

Të cilën ai pati rrëfyer se e gjeti duke zbritur nga një motel të shoqëruar me personin me emrin Kujtim.

Person, që pas verifikimeve të tij, rezultoi të jetë bashkëshorti i vajzës së tezes së babait të saj.

I cili jetonte në qytetin e Laçit.

Aty ku Aurora, motra e Odetës, bashkëshortes së Osmanit, ishte strehuar për disa kohë.

Histori e cila, duket shumë më e komplikuar se kaq, po t’i besojmë rrëfimit të mëtejshëm në polici, të nënës së viktimës.

Aurora ka ndejtur 2-3 vjet tek vjerra e Kujtimit nga Laci e cila është dhe tezja e babait të saj, Veli Xhani. Kur gruas së Kujtimit, pra Tashës, i ranë në vesh disa fjalë të Aurorës në lidhje me Kujtimin, atëherë Xhahrija e cila punon në zyrën e gjendjes civile të qytetit të Laçit, e përzuri nga shtëpia Aurorën.

Dua të shpjegoj edhe diçka tjetër në lidhje me Alban Skonjën.

Dy javë para se Osmani të kthehej nga Greqia, Luçiana Xhani i kishtë dhënë Alban Skonjës, vajzën e saj, Aurorën me vete në kohën që ky i fundit ishte në kërkim nga policia, dhe banonte në një shtëpi me qira në qytetin e Laçit.

Në këtë kohë Alban Skonja mbante me vete edhe një vajzë nga qyteti i Durrësit e cila ishte me origjinë nga Skrapari, të cilën e quanin Ina. e cila vinte shpesh edhe në shtëpinë e Luçianës dhe ishte prezantuar si e dashura e Alban Skonjës.

Unë pastaj i kam thënë Luçiana Xhanit, se si ia ke dhënë Albanit, vajzën tënde, Aurorën, i cili është dhe në kërkim dhe po ta kapi policia  ku do të shkojë vajza jote?

Por a është përplasja me familjen e bashkëshortes, motivi i vërtetë përse Osman Berberi, u rrëmbye, u torturua dhe u vra në atë mënyrë?

Dhe a u munduan autorët e vërtetë të vrasjes, të shfrytëzonin jetën e tij të mbushur me problemeve, që kishte krijuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, me persona të ndryshëm, me qëllim për të larguar sa më shumë pistën e vërtetë të hetimit, nga ata vetë.