Një krim i rëndë me dy viktima tronditi dje Shkodrën, Fadill Badulla vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Krimi dyshohet ka ndodhur të dielën që lamë pas, ndërkohë që trupat e çiftit të bashkëshortëve u gjetën të pajetë pasditen e djeshme.
Fadil Bandulla personi që shihni në foton e mëposhtme ka qëlluar me breshëri kallashnikovi bashkëshorten e tij Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.
Çifti kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin, ku rasti më i fundit ka qenë fundjavën e kaluar.
Bëhet me dije se 5 ditë më parë, Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Ngjarjen e rëndë ajo e ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu.
Raportohet gjithashtu se 83-vjeçarja po planifikonte largimin nga shtëpia dhe kalimin e saj në azilin e pleqve për shkak të dhunës në familje të planifikuar nga bashkëshorti.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë raportuar në polici mungesën e çiftit të të moshuarve prej tre ditësh, ku më pas policia pas kontrollit në banesë ka gjetur trupat e tyre.