BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

Zelenskyt në Tiranë, eksperti për çështjet e rajonit zbulon detaje nga ardhja e presidentit ukrainas: Ngërçin në Ballkan do e zgjidh vetëm...

Zelenskyt në Tiranë, eksperti për çështjet e rajonit

Eksperti amerikan për çështjet e rajonit, Edward Joseph, ka folur lidhur me samitin që do të mbahet nesër në Tiranë dhe ardhjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Profesori i universitetit ‘John Hopkins’, tha se takimet të tilla në kontekstin gjeopolitik janë të rëndësishme.

“Mendoj se në epokën në të cilën jetojmë, takime të tilla, ku mesa di do marrë edhe presidenti i Ukrainës, zoti Zelenski, në kontekstin gjeopolitik ku jetojmë, edhe takimet simbolike janë të rëndësishme. Prandaj unë nuk do e zbehja rëndësinë e këtij takimi,” tha ai, duke theksuar se njësoj Rusia edhe në Ballkan duan t’u imponohen fqinjëve.

Gjithashtu shtoi se në Ballkan, referuar Serbisë, është një vend që kërkon të mbajë qëndrim pro-rus dhe kjo sipas tij është problem. Joseph tha se Shqipëria përballet me probleme të sigurisë dhe kërcënimeve, por sipas tij këto probleme për vendet fqinje janë më të mëdha. Arsyeja e kësaj është se Shqipëria nuk ka pakica serbe.

“Fatkeqësisht në Ballkan ne shohim një vend në veçanti që kërkon të mbajë një qëndrim pro-rus dhe kjo është vërtet një problem. Shpresoj që prania e zotit Zelenski në Tiranë do e bëjë të qartë se një pozicion i tillë është i gabuar dhe nuk mund të mbështetet në këtë epokë. Shqipëria përballet me probleme të sigurisë dhe kërcënime të sigurisë por nuk janë të ngjashme me ato të vendeve fqinje. Shqipëria nuk ka një pakicë serbe të konsiderueshme, prandaj ju nuk mund të jeni në të njëjtin presion siç janë vendet e tjera që janë vazhdimisht nën kërcënimin e aneksimit apo kërkesave të mëtejshme të pakicave. Nuk kemi as problemin e nënshtrimit siç Serbia kërkon të nënshtrojë Malin e Zi apo siç Rusia kërkon të nënshtrojë Ukrainën. Serbia jo vetëm që nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por ka edhe marrëdhënie të aferta me Iranin pasi ky vend refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës,” tha ai.

Sipas profesorit amerikan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të ishte një veprim i shkëlqyer për situatën në rajon.

“Mendoj se do ishte lëvizje e shkëlqyer nëse kryeministri ia bën këtë kërkesë presidentit Zelenski. Sepse unë kam shkruar një artikull para një viti. Në këtë artikull unë shpjegoj se njohja e Kosovës prej Ukrainës mund t’i japë një zgjidhje ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë dhe problemit të Ballkanit të shkaktuar nga mohimi i Serbisë për njohjen e këtij vendi. Njohja e Kosovës prej Ukrainës do e zgjidhte këtë ngërç,” tha Joseph.

Duke folur për situatën mes Serbisë dhe Kosovës, ai thotë se nuk sheh progres dhe tha se marrëveshja e shkurtit të kaluar nuk po çon në asnjë zgjidhje. 

“Borrell e ka bërë të qartë se ai ka folur me Kurtin dhe Vuçiç dhe nuk ka asnjë lloj progresi. Ka një marrëveshje që e kanë pranuar fillimisht në Bruksel në shkurt. Më pas pati një presion më të detajuar në mars. Më pas ishte statuti i asociacionit për komunat me shumicë serbe. Kryeministri Kurti thotë se e ka pranuar dhe thotë se Vuçiç duhet ta nënshkruajë. Në fakt Serbia është shprehur se nuk do zbatojë një pjesë të mirë të detyrimeve që lindin nga kjo marrëveshje. Unë besoj se pozicioni i Kurtit është i arsyeshëm. Ai kërkon që presidenti Vuçiç ta nënshkruajë dhe kjo është normale. Përgjigjja është se marrëveshja e shkurtit të vitit të kaluar nuk po çon në asnjë zgjidhje,” theksoi analisti amerikan.

Më të lexuarat