Mjekja Yllka Tare ka deklaruar si paraqitet gjendja e të moshuarve të dërguar në spital pasi godina e azilit të Fierit u “pushtua” nga tymi si pasojë e një zjarri aty pranë.
“Gjendja e të moshuarve duket e mirë. Të sëmurët që i kishim me probleme i kemi transportuar për në spital. Dy asmatikë, një të sëmurë të paralizuar me edemë pulmonare… Dëmtime nga zjarri nuk kemi. Më shumë nga ankthi… Edhe pak nga tymi. Nuk ka me asfiksi. Të gjithë janë në gjendje të mirë nën kontrollin tonë”, tha ajo.