BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Bota

A ka vend për panik? Rrezik i lartë atentatesh terroriste në Evropë

A ka vend për panik? Rrezik i lartë atentatesh terroriste në

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian konsultohen të martën në lidhje me pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë.

Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave- “Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste”, tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm.

Johansson e arsyetoi këtë rrezik me “polarizimin” e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo bëri të ditur 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë, sipas DW.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese paralajmërojnë nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e arsyetoi këtë me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e migracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një ujdi në çështjen e azilit, një nga grindjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE. Qeveria gjermane ka kërkuar përjashtimin e grave dhe fëmijëve nga kjo procedurë, por nuk ka pasur sukses me këtë procedurë deri tani.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Faeser është shprehur me tone optimiste për reformën e azilit në BE. “Jam shumë besimplotë se kjo do të arrihet. Si Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian janë duke u afruar me njëri-tjetrin. Unë vetë kam punuar shumë, si e dini, prej dy vitesh për  këtë”, tha Faeser të martën. Do të bëjmë gjithçka që të arrihet kompromisi. Aktualisht si Këshilli Ministror i BE, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë në negociata finale për reformën e azilit.

“Dua të theksoj, se sa e rëndësishme është kjo. Mbrojtja e e efektshme të kufijve të jashtëm të BE mund të arrihet vetëm me një sistem të përbashkët europian azili”, ka theksuar Faeser. Edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, që drejton negociatat nga ana e vendeve anëtare është shprehur “me një lloj optimizmi” se pritet të arrihet një ujdi të mërkurën. Parlamenti Europian kërkon me shumicë reformë më të butë të sistemit të azilit, duke theksuar standardet humanitare./DW