BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Bota

Analiza e DW: Çfarë dihet për planin e kryeministrit izraelit për të ardhmen e Gazës

Analiza e DW: Çfarë dihet për planin e kryeministrit izraelit

Kontroll të plotë ushtarak dhe mbyllje të organizatës së OKB-së për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Çfarë dihet për planin e kryeministrit izraelit Netanjahu për të ardhmen e Gazës pas luftës?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardhmen në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës kundër Hamasit militant-islamist. Organizata e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Ishte hera e parë që Netanjahu prezantoi një plan të tillë publikisht.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Sipas të dhënave izraelite në këto sulme u vranë aty 1160 vetë dhe u morën 250 vetë si pengje. Ende mbahen 130 pengje në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite, rreth 30 prej tyre duhet të jenë të vdekur.

Kush qeveris në të ardhmen në Gaza?

Ende plani izraelit për Gazën ka formulime të vagullta. Kështu aty thuhet që Gaza në të ardhmen do të administrohet “nga nëpunës lokale me përvojë profesionale”. Këta “nuk duhet të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre”. Por nuk përcaktohet cilët do të jenë këta nëpunës. Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Jordanin Perëndimor nuk përmendet shprehimisht në letër. Por as nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në një administrim të ardhshëm të Rripit të Gazës.

Kontroll sigurie nga ushtria izraelite

Sipas të dhënave në media, konkretisht të gazetave, Times of Israel dhe Hareetz, në të ardhmen ushtria izraelite duhet të ketë “kontroll të plotë të sigurisë” për të gjithë rripin bregdetar. Kjo do të thotë që të shkatërrohen të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite, sipas planit, do të mund të operojë në çdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë “liri të pakufizuar” për misionet e saj.

Edhe nga një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, Izraeli premton sipas mediave një kontroll më të mirë të sigurisë. Vëzhgues megjithatë shprehen me dyshim, nëse Izraeli  mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës. Sipas Haaretz plani parashikon, që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës. Përveç kësaj Izraeli do të operojë edhe në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe të pengojë kontrabandën për në Gaza.

Fund për UNRWA?

Një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Kryeministri izraelit e akuzon këtë organizatë, se është infiltruar nga Hamasi. Sipas akuzave izraelite, disa punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulmin e gjerë të Hamasit kundër Izraelit. OKB i ka liruar nga detyra punonjësit e fajësuar, dhe ka filluar hetime të brendshme. Si reagim ndaj kësaj, një sërë vendesh, mes tyre, SHBA dhe Gjermania ndërprenë ndihmat për këtë organizatë.

Refuzim i kërkesave të ekstremistëve

Nentanjahu nuk i plotësoi kërkesat e ekstremistëve të djathtë në kabinetin e tij. Këta kishin kërkuar ndër të tjera, që Rripi i Gazës të përdoret për vendosjen e kolonëve izraelitë. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ministër për Sigurinë kishin kërkuar që popullsia palestineze të vendoset jashtë Rripit të Gazës.

Netanjahu e kishte hedhur poshtë që në janar idenë e ngritjes së ngulimeve izraelite në Gaza. Edhe ministri i Jashtëm amerikan, Blinken e kishte kritikuar këtë deklaratë. Zgjerimi i ngulimeve në rajonet palestineze pengon paqen, ishte shprehur Blinken.

Izraeli jo për zgjidhjen me dy shtete

Netanjahu refuzon zgjidhjen me dy shtete të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë ai del kundër objektivave që ndjek SHBA. Shtetet e Bashkuara janë për Autoritetin Autonom Palestinez të presidentit Mahmud Abas, që duhet të marrë sërish kontrollin mbi Rripin e Gazës. Një zëdhënës i këtij autoriteti autonomWe hodhi poshtë planin e Netanjahut. “Rripi i Gazës do të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet”, ka thënë zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve palestinez, Wafa. Nëse do stabilitet dhe siguri në rajon, Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe ta njohë një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet”, ka thënë zëdhënësi.

 

Më të lexuarat