BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Bota

Analiza e VOA: Për çfarë shpenzohen në SHBA fondet që miratohen për Ukrainën?

Analiza e VOA: Për çfarë shpenzohen në SHBA fondet që

Kongresi amerikan nuk arriti të vendosë përpara fillimit të pushimeve të pranverës, për ndihmat e reja për Ukrainën dhe vendet e tjera aleate. Republikanët që e kundërshtojnë propozimin për ndihmat thonë se Kongresi duhet të caktojë më shumë fonde për çështjet e brendshme. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, projektligji për ndihmat ka një ndikim shumë më të madh brenda vendit nga ç’mund ta mendojnë amerikanët.

Ukraina thotë se humbjet rishtazi në terren janë për shkak të mangësive në armatime…

Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane nuk ka miratuar ndihma të reja për Kievin dhe nuk ka futur për votim projektligjin për këtë çështje. Projektligji, që u miratua më parë nga Senati, parashikon 60 miliardë dollarë fonde për Ukrainën.

“Askush nuk është dakord me veprimet e Putinit. Por, kur marrim paratë e fituara me mund nga taksapaguesit dhe i dërgojmë 8 mijë kilometra larg, pa ndonjë shpresë se po shkohet drejt mbylljes së konfliktit – dhe ndërkohë kufiri ynë është krejtësisht i hapur dhe amerikanët po vriten në rrugët e tyre – ky është një problem”, tha ligjvënësi republikan Scott Perry.

Por, shumica e fondeve që janë miratuar për Ukrainën, nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti atje. Ato janë shpenzuar në Shtetet e Bashkuara, si tek fabrika e gjendur në zonën elektorale të ligjvënësit Perry në York, të Pensilvanisë, ku prodhohen armatime të reja për të zëvendësuar rezervat që po i dërgohen Kievit.

Fabrika në York është një ndër dhjetëra objektet e industrisë ushtarake që po financohet nga fondet në mbështetje të Ukrainës.

“Dhe këto objekte variojnë që nga fabrika private, në laboratorë të qeverisë dhe deri në uzina municionesh që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore që kanë nevojë për modernizim”, thotë Mackenzie Eaglen, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.

Zërit të Amerikës iu lejua hyrja në Fabrikën e Municioneve të Ushtrisë në Scranton, rreth tre orë larg qytetit York, për të parë nga afër se si shpenzohen paratë e taksapaguesve.

Këtu shufrat prej çeliku shkrihen për t’u bërë predha artilerie të kalibrit 155 mm. Ato kontrollohen me kujdes dhe lyhen për të parandaluar ndryshkjen, përpara se të mbushen me lëndë eksplozive.

Prodhimi në Pensilvani është dyfishuar, nga 14 mijë predha të tilla që prodhoheshin në muaj përpara fillimit të luftës në Ukrainë, në gati 28 mijë predha në muaj që prodhohen tani. Kompania kontraktore General Dynamics thotë se numri do të arrijë në 36 mijë në muaj kur të fillojë pas pak javëve prodhimi në një fabrikë të re aty pranë.

Rich Hansen, i cili është caktuar nga ushtria për të mbikqyrur fabrikën, thotë se 418 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve po financojnë këtu 20 projekte modernizimi.

“Janë shtuar punonjësit dhe kompania General Dynamics ka thënë se do të vazhdojë t’i shtojë më tej për të përballuar linjat e reja të prodhimit”, thotë zoti Hansen.

Dyqind vende të reja pune priten të hapen vetëm në këtë fabrikë, por zyrtarët e kompanisë General Dynamics i thanë Zërit të Amerikës se kjo nuk mund të ndodhë pa u miratuar financimi i mëtejshëm nga Kongresi.

Ligjvënësi demokrat Matt Cartwright thotë se këto vende pune do të ndikonin shumë në qytete si Scrantoni.

“Është një ndihmë e madhe. Dua të them se Scrantoni dhe Pensilvania verilindore kanë hasur në vështirësi ekonomike”, thotë ai.

Ligjvënësi Cartwright thotë se krahas rëndësisë që kanë vendet e reja të punës, është edhe më e rëndësishme që të jepet siguri se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejnë shpinën Ukrainës.

“Jo vetëm që është joamerikane, por edhe kundër vlerave të Pensilvanisë. E kemi mbrojtur gjithnjë demokracinë dhe lirinë, kudo. Dhe nuk mendoj se duhet ta ndryshojmë këtë politikë tani”, tha ai.

Duke filluar nga viti 2025, ushtria amerikane thotë se duhet të prodhojë 100 mijë predha të kalibrit 155 mm në muaj, për të plotësuar rezervat me mbi 2 milionë predha që Shtetet e Bashkuara ia kanë dërguar Ukrainës dhe për të vazhduar furnizimin për Kievin me armatimin e mjaftueshëm për t’u mbrojtur. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se industria amerikane e mbrojtjes nuk do ta arrijë këtë objektiv pa marrë fonde të mëtejshme nga Kongresi./VOA

 

Më të lexuarat