BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Bota

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Stoltenberg del me njoftimin e rëndësishëm: Rusia nuk ka të drejtën e...

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Stoltenberg del me njoftimin

NATO-ja rikonfirmoi të martën angazhimin për anëtarësimin në të ardhmen të Ukrainës, një premtim që disa zyrtarë dhe analistë besojnë se luajti rol në nxitjen e agresionit të Rusisë ndaj vendit fqinj.

Aleanca më e madhe e sigurisë në botë u zotua gjithashtu të dërgojë më shumë ndihma për forcat ukrainase që po luftojnë me trupat ruse.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të NATO-s në Rumani për të siguruar mbështetje për Ukrainën ndërsa Rusia vë në shënjestër infrastrukturën energjetike në prag të dimrit të ftohtë.

Rusia nuk mund ta ndalë zgjerimin e aleancës, thanë udhëheqësit e NATO-s.

“Dera e NATO-s është e hapur,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg përpara takimit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ishin anëtarësuar së fundmi në NATO dhe se së shpejti edhe Finlanda dhe Suedia do të jenë anëtare të aleancës. Fqinjët nordikë dorëzuan kërkesën për anëtarësim në prill, të shqetësuar se Rusia mund të bëhen objektivat e ardhshëm të Moskës.

“Rusia nuk ka të drejtën e vetos” për anëtarësimin e vendeve në aleancë, tha zoti Stoltenberg. “Ne gjithashtu i qëndrojmë angazhimit për anëtarësimin e Ukrainës”.

Në një takim në Bukuresht në vitin 2008, udhëheqësit e NATO-s thanë se Ukraina dhe Gjeorgjia do t’i bashkoheshin një ditë aleancës.

Disa zyrtarë dhe analistë besojnë se kjo lëvizje – e nxitur nga ish-presidenti i SHBA-së George W. Bush – ishte pjesërisht arsyeja për luftën që Rusia filloi në Ukrainë në shkurt. Zoti Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s nuk do të pengohej.

“Presidenti Putin nuk mund t’u mohojë vendeve sovrane të marrin vendime sovrane që nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë,” tha ish-kryeministri norvegjez. “Unë mendoj se ai ka frikë nga demokracia dhe liria, dhe kjo është sfida kryesore për të”.

Megjithatë, Ukraina anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të jetë i shpejtë. Në një kohë kur gadishulli i Krimesë është i aneksuar dhe trupat ruse dhe separatistët pro-Moskës kanë nën kontroll pjesë të jugut dhe lindjes, nuk është e qartë se ku do të jenë kufijtë e Ukrainës.

Shumë nga 30 aleatët e NATO-s besojnë se vëmendja tani duhet të jetë e përqendruar tek mposhtja e Rusisë dhe zoti Stoltenberg theksoi se çdo përpjekje për ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit mund të krijojë ndarje mes tyre.

“Jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nuk duhet të bëjmë asgjë që mund të dëmtojë unitetin e aleatëve për të ofruar mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën, sepse ne duhet të parandalojmë fitoren e Presidentit Putin”, tha ai.

Ministri i Jashtëm sllovak Rastislav Kacer tha se aleatët duhet të ndihmojnë Ukrainën në mënyrë që “tranzicioni drejt anëtarësimit të plotë të jetë i qetë dhe i lehtë” pasi NATO dhe Kievi të jenë gati për bisedimet e pranimit.

Në një deklaratë, ministrat u zotuan të ndihmojnë Ukrainën të rindërtohet sapo të përfundojë lufta, duke thënë: “ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Ukrainën ndërsa ajo ndjek aspiratat e saj euro-atlantike”.

Ukraina, nga ana e saj, bëri thirrje për më shumë furnizime të shpejta me armë për t’u mbrojtur.

“Më shpejt, më shpejt dhe më shpejt,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. “Ne vlerësojmë atë që është bërë, por lufta vazhdon”.

“Me pak fjalë,” tha ai, “Sistemet ‘Patriot’ dhe transformatorët janë ato për të cilat Ukraina ka nevojë më shumë”. Zoti Stoltenberg konfirmoi se dërgesat e sistemeve të tilla të sofistikuara me raketa janë në shqyrtim e sipër.

Disa ministra u zotuan për mbështetje ushtarake për Ukrainën, të tjerë për ndihmë financiare dhe paisje.

Sllovakia tha se po siguronte 30 transportues të blinduar personeli dhe më shumë artileri.

SHBA njoftoi 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik të dëmtuar të Ukrainës.

Që nga fillimi i tetorit Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën elektrike të Ukrainës, në një fushatë që zyrtarët amerikanë thonë se ka si synim ta përdorë të ftohtin e dimrit si armë kundër vendit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, u bëri thirrje partnerëve të NATO-s që të angazhohen të japin 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke thënë se kjo do të sillte “një ndryshim strategjik”.

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, kandidate për NATO-n, po marrin pjesë në bisedime. Turqia dhe Hungaria kanë paraqitur pengesa për ratifikimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. 28 vendet e tjera anëtare e kanë bërë tashmë një gjë të tillë./VOA