“Në vend të rezervistëve, Rusia mund të mobilizojë gjysmën e forcave të sigurisë së vendit dhe ato do të ishin në gjendje të shkatërronin çdo ushtri perëndimore.”
Një ide e tillë vjen nga Ramzan Kadyrov, lideri çeçen, i cili angazhoi forcat e tij në terren në fazën e parë të luftës në Ukrainë.
Me anë të një mesazhi në Telegram, Kadyrov vë në dukje se forcat e sigurisë kanë stërvitje të mirë fizike dhe janë të aftë në përdorimin e armëve.
“Për këtë arsye do të ishte e përshtatshme të mobilizoheshin ato agjenci, duke përfshirë edhe njësitë speciale. Janë rreth pesë milionë njerëz që plotësojnë rregullisht kërkesat fizike.
Nëse 50% e punonjësve lihen në pozicionet e tyre zyrtare, gjysma tjetër do të shkatërrojë çdo ushtri perëndimore.
Rusia është një vend i madh dhe ka aq shumë burime sa NATO dhe Perëndimi do të lodheshin duke numëruar. Ka shumë më tepër burime ushtarake sesa mund të imagjinohet.”
Deklarata e Kadyrov vjen pasi dy ditë më parë kishte përjashtuar pjesëmarrjen e forcave çeçene në mobilizimin e ri të shpallur nga Vladimir Putin.