BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Bota

I akuzuar për korrupsion, senatori amerikan nuk pranon të dorëhiqet

I akuzuar për korrupsion, senatori amerikan nuk pranon të

Senatori Bob Menendez është larguar përkohësisht nga posti i kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, por ka refuzuar të japë dorëheqje si Senator, pavarësisht kërkesës nga Guvernatori i Nju Xhersit, shtet që përfaqëson në Senat zoti Menendez. Dorëheqja e mundshme e Senatorit, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë penale për marrje ryshfeti nga një prokuror i Nju Jorkut, mund të ndërlikojë përpjekjet e demokratëve që të ruajnë shumicën e dobët në Senat.

Senatori demokrat Bob Menendez nuk do të japë dorëheqjen, duke hedhur poshtë kërkesën e guvenatorit demokrat të Nju Xhersit, Phil Murphy.

“Ato që janë paraqitur si fakte janë aq serioze sa rrezikojnë aftësinë e Senatorit Menendez për të përfaqësuar në mënyrë efektive popullin e shtetit tonë”, tha Guvernatori Murphy i cili ka të drejtën të zgjedh një zëvendësues të përkohshëm nëse zoti Menendez do të largohej.

Zoti Murphy nuk është zyrtari i vetëm demokrat që i bëri thirrje Senatorit Menendez që të dorëhiqet. Sidoqoftë, në deklaratën e parë që nga ngritja e akuzave nga prokurori federal Damian Williams në Manhatan, Senatori Menendez e bëri të qartë se nuk do të largohet nga posti i senatorit.

“Jam i vetëdijshëm se sa shpejt po nxitojnë disa të gjykojnë një latino dhe ta largojnë atë nga pozita e tij. Unë nuk do të shkoj askund”, tha ai në një deklaratë mbrëmjen e së premtes.

Megjithatë, sipas udhëheqësit të shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, rregullat e brendshme partiake e detyrojnë zotin Menendez të largohet përkohësisht nga pozita e Kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, derisa të zgjidhet çështja kundër tij.

Të premten, prokurori Williams ndërsa konfirmoi aktpadinë kundër zotit Menendez, bashkëshortes së tij, Nadine dhe tre biznesmenëve nga Nju Xhersi, dha detaje për atë që u gjet në shtëpinë e senatorit amerikan.

“Agjentët e FBI-së zbuluan rreth 500,000 dollarë të futura në zarfe dhe dollapë. Një pjesë e parave u gjetën në xhepat e xhaketës së senatorit. Në disa nga zarfet me para u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një prej biznesmenëve të akuzuar. Agjentët zbuluan gjithashtu shumë flori të dhënë nga biznesmenët Fred Daibes dhe Wael Hana. FBI-ja gjeti edhe Mercedesin që biznesmeni i tretë i akuzuar, Jose Uribe u dha atyre”, sqaroi Prokurori Williams.

Sipas zyrës së Prokurorit të Manhatanit, senatori dhe bashkëshortja e tij, akuzohen se kishin pranuar mijëra dollarë në formë ryshfeti, në këmbim të përdorimit të pushtetit dhe ndikimit të zotit Menendez si senator, për t’u ofruar mbrojtje, si dhe përfitime biznesmenëve dhe qeverisë së Egjiptit.

Agjencitë e lajmeve kanë nxituar të publikojnë fotografi dhe video nga takimet e mëparshme të zotit Menendez me zyrtarë egjiptian, siç janë pamjet nga takimi i Senatorit amerikan me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shukry në Kajro, më 14 tetor 2021.

Arsyeja për këtë është se prokurorët thanë se biznesmeni Wael Hana, me origjinë nga Egjipti, ka organizuar nga viti 2018, darka dhe takime mes zotit Menendez dhe zyrtarëve egjiptianë, gjatë të cilave zyrtarët e nxitën zotin Menendez t’u sigurojë informacione mbi çështjen e ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Egjiptin.

Në këmbim, sipas prokurorëve, zoti Hana futi Nadine Menendez në listën e pagave të punonjësve të kompanisë së tij.

“Së pari, aktakuza pretendon se Senatori Menendez përdori pushtetin dhe ndikimin e tij, përfshirë rolin udhëheqës në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, për të përfituar nga qeveria e Egjiptit në mënyra të ndryshme. Ndër veprimet e tjera, Senatori Menendez dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve egjiptianë informacione të ndjeshme, jopublike të qeverisë amerikane dhe ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar në fshehtësi qeverinë e Egjiptit”, tha ndër të tjera prokurori Damian Williams.

Zoti Menendez, i cili po ushtron mandatin e tij të tretë, ka thënë se ka në plan të kërkojë rizgjedhjen vitin e ardhshëm.

Hetimi mund të ndërlikojë përpjekjet e demokratëve për të zgjeruar shumicën e tyre të vogël prej vetëm dy votave më shumë se kundërshtarët republikanë në Senatin prej 100 anëtarësh.

Senatori me origjinë nga Kuba ka qenë kundërshtari më i ashpër demokrat ndaj politikave të Presidentit Biden për zbutjen e qëndrimit ndaj Kubës dhe Venezuelës.

Ai ka qenë gjithashtu një nga kritikët më të zëshëm në Senat ndaj Arabisë Saudite dhe Princit Mohammed bin Salman, veçanërisht për marrëveshjet e mëdha të armëve për mbretërinë./VOA