Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Izraelit që “të shmangë veprimet e mëtejshme që do të përkeqësonin situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza dhe t’i kursejnë civilët nga më shumë vuajtje”.
“Sekretari i Përgjithshëm përsërit nevojën për një fluks të papenguar dhe të qëndrueshëm të ndihmës humanitare për të përmbushur nevojat e njerëzve në të gjithë Rripin. Për njerëzit e urdhëruar të evakuohen, nuk ka askund të sigurt për të shkuar dhe shumë pak për të mbijetuar,” tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Fjalët e tij u bënë jehonë atyre të presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili tha: “Niveli i vuajtjes njerëzore është i patolerueshëm.
“Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza”.