BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Blinken thirrje Izraelit: Garantoni sigurinë e civilëve palestinezë

Lufta në Lindjen e Mesme, Blinken thirrje Izraelit: Garantoni sigurinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha Izraelit të enjten se duhet të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë në Gazën jugore dhe plotësimin e nevojave të tyre humanitare, përpara se të rifillojë operacionet ushtarake, tha zëdhënësi i tij.

Sekretari Blinken u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës në Jeruzalem dhe më pas shkoi në Ramallah në Bregun Perëndimor për t’u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Është vizita e tij e tretë në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Zoti Blinken tha se një armëpushim 7-ditor midis Izraelit dhe Hamasit kishte dhënë rezultate dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ai të vazhdojë.

Në takimet në Jeruzalem, zoti Blinken rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga dhuna terroriste në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, tha zëdhënësi Matthew Miller në një deklaratë.

Zoti Blinken i kërkoi Izraelit të marrë çdo masë të mundshme për të shmangur dëmet mes civilëve, tha zëdhënësi Miller.

“Sekretari theksoi domosdoshmërinë e përgjegjësisë për nevojat e mbrojtjes humanitare dhe civile në Gazën jugore përpara çdo operacioni ushtarak atje,” tha zoti Miller.

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të ngushtojë zonën e luftimit dhe ta bëjë të qartë se ku janë zonat e sigurta ku mund të shkojnë civilët palestinezë në Gazën jugore, për të parandaluar një përsëritje të numrit masiv të të vdekurve nga sulmet e Izraelit në veri të Gazës, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën.

Në një deklaratë pas takimit, zyra e zotit Netanyahu tha se kryeministri rikonfirmoi angazhimin e Izraelit për të zhdukur Hamasin, i cili ka nën kotroll Gazën.

Kryediplomati amerikan tha se Uashingtoni është i përqendruar tek ndihma për të siguruar lirinë e pengjeve të tjera të mbajtura në Gazë.

“Kemi parë gjatë javës së fundit një zhvillim shumë pozitiv me kthimin e pengjeve në shtëpi dhe ribashkimin e tyre me familjet. Kjo duhet të vazhdojë sot. Kjo ka mundësuar edhe shtimin e ndihmës humanitare ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë të jashtëzakonshme për të”, tha ai më herët në një takim në Tel Aviv me presidentin izraelit Isaac Herzog./VOA