BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Bota

Vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve

Vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve

Mëngjesi i së premtes shënoi vazhdimin e negociatave intensive për të vazhduar pauzën e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ndërsa një zyrtar i lartë izraelit ritheksoi planet për të rifilluar luftën nëse grupi militant palestinez nuk pranon të lirojë më shumë pengje. Pas dy zgjatjeve të pauzës së luftimeve të minutës së fundit, Izraeli dhe Hamasi shënuan të enjten ditën e shtatë të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari ndërsa u liruan tetë pengje nga Hamasi dhe 30 të burgosur palestinez nga Izraeli. Pauza shënoi edhe rritjen e ndihmave të dërguara në Rripin e Gazës.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari, të cilët arritën marrëveshjet e mëparshme, po punojnë për të negociuar një armëpushim dy ditor, njofton media shtetërore egjiptiane. Mark Regev, këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte i hapur për të vazhduar armëpushimin nëse Hamasi angazhohej për lirim e pengjeve të tjera. Izraeli më parë pati caktuar lirimin e dhjetë pengjeve në ditë për të mundësuar vazhdimin e pauzës së luftimeve. “Jemi gati për të gjitha alternativat, ndryshe rifillojmë betejën”, tha ai për kanalin CNN.

Përpara skadimit të armëpushimit të mëparshëm herët të enjten, Hamasi dhe krahu i tij i armatosur, Xhihadi Islamik palestinez, i vunë luftëtarët e tyre në gatishmëri për luftë. Ndërsa Hamasi mban më pak pengje izraelite gra dhe fëmijë, Hamasi mund të kërkojë vendosjen e kushteve të reja për të liruar burrat izraelitë, përfshirë ushtarët. Grupi militant mund të kërkojë lirimin nga Izraelit të të burgosurve meshkuj palestinezë. Deri tani, tre të burgosur palestinezë janë liruar për çdo peng izraelit.

Një nga negociatorët kryesorë të Katarit, diplomati i karrierës Abdullah Al Sulaiti, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e armëpushimit përmes negociatave maratonë, pranoi në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve Reuters se mundësitë janë të vogla për një armëpushim. Shkëmbimi i së enjtes çoi në 105 numrin e pengjeve të liruara nga Hamasi dhe 240 palestinezë të liruar nga Izraeli.

Armëpushimi ka mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza pasi pjesa më e madhe e territorit bregdetar prej 2.3 milionë banorësh është kthyer në rrënoja si rezultat i sulmit izraelit. Më shumë karburant dhe 56 kamionë me furnizime humanitare u futën në Gaza të enjten, tha ministria e mbrojtjes e Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe. Por dërgesat e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore dhe karburantit mbeten shumë më të vogla se nevojat, thonë punonjësit e ndihmave.

Gjatë vizitës së tretë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pajtua se fluksi i ndihmave në Gaza nuk ishte i mjaftueshëm. Kryediplomati amerikan tha se i kishte thënë zotit Netanyahu se Izraeli nuk mund të veprojë në Gazën jugori siç kishte vepruar në veri./VOA