BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

OKB fakton krimet e luftës në Ukrainë, rusët kryen ekzekutime, tortura dhe dhunë seksuale

OKB fakton krimet e luftës në Ukrainë, rusët kryen

Hetimet e Kombeve të Bashkuara kanë nxjerrë në pah se në Ukrainë forcat ruse kanë kryer krime lufte. Në këto përfundime ka arritur kreu i Komisionit Hetimor të OKB-së për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar në Ukrainë Erik Mose. "Bazuar në provat e mbledhura nga Komisioni, ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë," tha ai. Konkluzionet e Komisionit Hetimor të OKB-së janë realizuar pas investigimit në katër rajone ukrainase. Raporti i komisionit theksoi disa fusha ku aktivitetet ruse kanë qenë veçanërisht të dëmshme, duke përfshirë sulmet e përgjithshme, pa dallim në zonat civile, ekzekutimet, torturat dhe dhunën seksuale dhe me bazë gjinore. Komisioni raportoi se "përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi nga Rusia në zonat e populluara është një burim i dëmeve dhe vuajtjeve të mëdha për civilët” dhe se një numër sulmesh “u kryen pa dallim midis civilëve dhe luftëtarëve”, duke përfshirë përdorimin e municioneve thërrmuese ose sisteme të shumta raketash dhe sulme ajrore në zonat e populluara”. Njoftimi liston 16 qytete dhe qyteza ku hetimet për ekzekutimet janë në vazhdim, me “pretendime të besueshme” për shumë raste të tjera. Kishte "raportime të vazhdueshme të keqtrajtimit dhe torturës” të viktimave ukrainase, disa prej të cilave thanë se u transferuan në qendrat e paraburgimit në Rusi, ku u mbajtën për javë të tëra. Raportohet se disa viktima janë zhdukur. Komisioni paraqiti gjithashtu dëshmi për rrahje, goditje elektrike dhe lakuriqësi të detyruar të ish të burgosurve në qendrat ruse të paraburgimit. Presidenti i Komisionit Mose tha gjithashtu se ata gjetën prova të një numri të paspecifikuar ushtarësh rusë që kryen krime të dhunës seksuale ose me bazë gjinore.

Më të lexuarat