BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Bota

Paralajmëron OKB: Nëse nuk ka armëpushim, ja çfarë pritet të ndodhë në Rripin e Gazës

Paralajmëron OKB: Nëse nuk ka armëpushim, ja çfarë

Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston një rrezik i lartë i urisë së shkaktuar nga konflikti në Rripin e Gazës nëse lufta nuk ndalet së shpejti. “Nëse asgjë nuk bëhet, ne kemi frikë se uria e përhapur në Gazë është pothuajse e pashmangshme dhe konflikti, në të cilin që nga tetori janë vrarë pothuajse 30,000 njerëzve dhe janë plagosur më shumë se 70,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të sjellë më shumë viktima”, tha Ramesh Rajasingham, drejtor i divizionit të koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së.

Ai foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Algjeria, Guajana, Sllovenia dhe Zvicra, mes shqetësimeve në rritje se uria po përdoret si armë lufte. Zoti Rajasinghami tha se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, 25% e popullsisë, janë një hap larg urisë dhe praktikisht e gjithë popullata po mbështetet në ndihmën e pamjaftueshme ushqimore humanitare për të mbijetuar. “Gaza po përballet me nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në botë”, tha Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. “Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është i kequshqyer në mënyrë akute.”
Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një memorandum dërguar Këshillit të Sigurimit para takimit përmendi rrezikun e urisë të shkaktuar nga konflikti. “Nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar urinë e shkaktuar nga konflikti dhe pasigurinë e përhapur ushqimore në Gazë”. Ai bëri thirrje për një armëpushim dhe i kërkoi këshillit të përdorë ndikimin e tij dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar dergimin e ndihmave në dhe brenda Gazës. Izraeli mohoi akuzat se po pengon ose kufizon dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. “Vetëm një armëpushim, i cili duhet të respektohet nga të gjitha palët në konflikt, mund të garantojë dërgimin e ndihmave humanitare pa ndërprerje, duke siguruar ndihmën e duhur dhe në kohë”, tha ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel ?bogar.

Madje edhe Shtetet e Bashkuara, aleati më i madh i Izraelit, tregoi shprehu pakënaqësinë me ritmin e ngadaltë të dërgimit të ndihmave, duke i bërë thirrje Izraelit që të mbajë të hapur të paktën një pikë kufitari për kalimin e ndihmave. “Thjesht, Izraeli duhet të bëjë më shumë”, tha ambasadori Robert Wood. Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake për të shkatërruar Hamasin pasi militantët e tij u futën në Izraelin jugor më 7 tetor dhe vranë 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Rreth 250 të tjerë u morën peng. Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, ende mban rreth 130 pengje në Rripin e Gazës, duke përfshirë 30 që besohet të jenë të vdekur./VOA