
Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Presidenti kroat plas deklaratën e fortë: Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Ai komentoi duke arsyetuar kundërshtimin e tij ndaj propozimit që Zagrebi t’i ofronte ndihmë ushtarake Kievit, sipas Reuters.
Në dhjetor, ligjvënësit kroatë kundërshtuan një propozim që vendi të bashkohet me një mision të Bashkimit Evropian në mbështetje të ushtrisë ukrainase, duke pasqyruar ndarjen e thellë midis presidentit Milanoviç dhe kryeministrit Andrej Plenkoviç.
Një kritik i politikës perëndimore në Ukrainë, presidenti Milanoviç ka thënë se nuk dëshiron që vendi i tij, shteti më i ri anëtar i BE-së, të përballet me ato që ai i ka quajtur pasoja potencialisht katastrofale të luftës në Ukrainë.
Ajo që po bën perëndimi për Ukrainën “është thellësisht jomorale sepse nuk ka zgjidhje (për luftën)”, u tha presidenti Milanoviç gazetarëve gjatë një vizite në kazermat ushtarake në qytetin lindor Petrinja, duke iu referuar mbështetjes ushtarake perëndimore për Kievin.
Ai shtoi se dërgimi i tankeve gjermane në Ukrainë do të shërbejë vetëm për të afruar Rusinë me Kinën.
“Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, theksoi presidenti Milanoviç.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është zotuar të rivendosë pushtetin ukrainas mbi Krimenë e aneksuar nga Rusia në 2014, në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera.
Rusia thotë se një referendum i mbajtur pasi forcat ruse pushtuan gadishullin, tregoi se qytetarët e Krimesë duan vërtet të jenë pjesë e Rusisë.
Milanoviç kritikoi vendet perëndimore për përdorimin e standardeve të dyfishta në politikën ndërkombëtare, duke thënë se Rusia do të përdorë atë që ai e quajti “aneksim i Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar, si një justifikim për marrjen e pjesëve të Ukrainës.
Ai iu referua shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pas luftës së viteve 1998-1999, në të cilën vendet e NATO-s bombarduan Jugosllavinë, e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, për të mbrojtur Kosovën me shumicë shqiptare.
“Ne e njohëm Kosovën kundër vullnetit të një shteti (Serbisë) të cilit i përkiste Kosova”, tha ai, duke tërhequr vërejtjen se nuk po e vinte në dyshim pavarësinë e Kosovës, por konceptin e standardeve të dyfishta perëndimore.
Milanoviç, një ish-kryeministër i Kroacisë nga Partia Social Demokrate, ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur mori detyrën ceremoniale të presidentit, duke i lidhur politikat e tij me ato të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Më të lexuarat


“Do t’i japin tre goditje forcave ruse”/ Aleati i Putinit shfaq hartën e Krimesë, tregon se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë: Ç'po bën armiku se pranvera po vjen?

Kim Jong-un teston dronin e ri bërthamor nënujor që mund të shkaktojë një “cunam radioaktiv”

Franca “në flakë” nga protestat, Macron anulon vizitën e Mbretit Charles: Nuk garantojmë dot sigurinë e tij

Gjendet objekti misterioz 6 muaj pas shpërthimit në Nord Stream

Tentativë për të “zmbrapsur” Rusinë, Macron dhe Von der Leyen bëjnë lëvizjen e papritur

A do të marrë pjesë Putin në samitin e Afrikës së Jugut? Reago Kremlini dhe zbulon si qëndron e vërteta

Çfarë ndodhi? Dikur ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit, sot në listën e më të kërkuarve nga Rusia, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Tragjike/ Një tjetër anije fundoset në Detin Mesdhe, raportohen 34 refugjatë të zhdukur

Pas Navalny helmohet një tjetër kundërshtare e Putinit, ja substancat që iu gjetën në trup

Tensionohet situata/ Vritet në bazën e Sirisë kontraktori amerikan, SHBA merr vendimin urgjent
