Dokumentet tronditëse audio nga periudha e parë e luftës në Ukrainë, ku regjistrohen zhgënjimet e ushtarëve rusë dhe qëndrimi i tyre negativ ndaj Vladimir Putinit nga njëra anë dhe vrasja e civilëve dhe plaçkitjet nga ana tjetër, janë publikuar nga New York Times.
“Putini është budalla”! Telefonatat zbulojnë çorganizimin ushtarak rus dhe gjendjen e vështirë dhe demoralizuese të ushtarëve në front. Thirrjet u bënë nga llogore dhe shtëpi të pushtuara në zonën përreth Butsas ku ushtarët rusë që kundërshtonin urdhrat dhe telefononin gratë, partnerët, të dashurat dhe prindërit për të përshkruar situatën e rëndë në vijën e frontit.
Autenticiteti i telefonatave, siç theksohet nga NYT, u bë pas një hetimi dy mujor dhe kontrolli të kryqëzuar të numrave rusë dhe aplikacioneve të tipit të mesazherëve dhe profileve të mediave sociale
Ushtarët e dëgjuar në telefonata përshkruanin rënien e moralit në radhët e ushtrisë ruse dhe mungesën e pajisjeve duke theksuar se ata ishin gënjyer për misionin e tyre. Në komunikimet telefonike dëgjohen ankesa për gabime strategjike, arrestime dhe ekzekutime të civilëve dhe grabitje të shtëpive dhe bizneseve, ku disa deklarojnë se pas kthimit në Rusi do t’i japin fund karrierës në ushtrinë ruse.
Gjërat nuk po shkojnë mirë këtu
Brenda dy javësh nga fillimi i pushtimit, ushtarët rusë duket se e kuptojnë se kapja e Kievit nuk është një detyrë e lehtë. Ata shprehin habinë e tyre për “profesionalizmin” e forcave të armatosura ukrainase dhe pranojnë “ne po humbasim këtu”. Ata ankohen gjithashtu për mungesën e armëve dhe pajisjeve bazë si syze për shikimin e natës dhe jelek antiplumb.
Duke folur me partnerin e tij Nikita, një ushtar në batalionin 656 të gardës kombëtare të Rusisë, përshkruan se si 90 njerëz u vranë rreth tij kur u zunë pritë gjatë një lëvizjeje. Semyon i Regjimentit 331 Ajror u thotë njerëzve të tij se 1/3 e batalionit të tij u vra me një ushtar tjetër rus duke përshkruar imazhin e arkivoleve të rreshtuar që përmbanin trupat e 400 parashutistëve të rinj.