BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Putin ndryshon ligjin: Dënime drastike për ata që dorëzohen ose dezertojnë

Putin ndryshon ligjin: Dënime drastike për ata që dorëzohen

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një paketë ndryshimesh në kodin penal në lidhje me shërbimin ushtarak.

Dezertimi ose mosparaqitja për shërbimin ushtarak dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet burg. Ndërsa ata që i dorëzohen vullnetarisht armikut do të dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. 15 vjet burg janë parashikuar për dezertimin gjatë mobilizimit ose gjendjes ushtarake.

Putin nënshkroi gjithashtu një ligj i cili lehtëson aksesin në shtetësinë ruse për shtetasit e huaj që shërbejnë në ushtrinë ruse.

Ligji parashikon që të huajt e regjistruar në ushtrinë ruse mund të aplikojnë për shtetësi ruse pa paraqitur një leje qëndrimi, raporton Tass. Një procedurë e cila mund të aksesohet nga të huajt të cilët kanë nënshkruar një kontratë me ushtrinë ruse për të paktën një vit.

Sakaq Moska njoftoi sot zëvendësimin e shefit të saj të logjistikës, gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov i liruar nga detyrat e tij si zëvendësministër i Mbrojtjes, për t’u zëvendësuar nga gjenerali Mikhail Mizintsev.

Mizintsev do të jetë përgjegjës për furnizimet materiale dhe teknike të forcave të armatosura, ndërsa Rusia ndodhet në mes të fushatës së mobilizimit, ndërsa Bulgakov është transferuar në një post të ri.

Mediat ukrainase komentuan emërimin e kreut të ri të logjistikës për ushtrinë ruse, duke nënvizuar se gjenerali Mikhail Mizintsev u quajt si “kasapi i Mariupolit”, për shkak të sulmeve shkatërruese në qytetin ukrainas dhe sjelljen brutale kundër popullsisë civile gjatë “rrethimit”. Mizintsev ka rënë pre e sanksioneve perëndimore muajt e fundit. Gjenerali që zëvendësoi Dmitry Bulgakov, është i njëjti që ka drejtuar edhe operacionin rus në Siri.

 

Më të lexuarat