BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Bota

Rriten tensionet, ja çfarë ndodh në Rafah të Gazas

Rriten tensionet, ja çfarë ndodh në Rafah të Gazas

Përleshjet me armë zjarri dhe bombardimet tronditën të shtunën qytetin Rafah në pjesën jugore të Gazës, thanë dëshmitarët. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se ndihmat e para humanitare kishin hyrë në territorin e rrethuar përmes një platforme pluskuese të ndërtuar nga ushtria amerikane.

Luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë janë ndezur përsëri në pjesën veriore të Gazës ndërsa kanë kaluar 10 ditë që kur ushtria izraelite njoftoi fillimin e një operacioni të kufizuar në Rafah. Spitali kuvajtian tha se një sulm izraelit gjatë natës la dy të vrarë në një kamp në Rafah. Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra dhe bombardime në juglindje të qytetit dhe avionë që bombarduan zonat lindore.

Korrespondentë të agjencisë franceze të lajmeve, AFP, dëshmitarë dhe mjekë thanë se gjatë natës pati luftime intensive në kampin e refugjatëve në Jabalia. Një ditë më parë ushtria izraelite njoftoi për luftimet më të ashpra në qytet në më shumë se shtatë muaj luftë. Ushtria izraelite tha se deri në mbërritjen e saj, disa ditë më parë, qyteti kishte qenë tërësisht nën kontrollin e Hamasit. Militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng më shumë se 250 të tjerë, sipas Izraelit, çka shkaktoi ndërhyrjen në shkallë të gjerë në territorin palestinez. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë Hamasin.

Ushtria izraelite ka goditur militantët e Hamasit në pjesën veriore të territorit ndërsa në jug militantët sulmuan tanket izraelite që po grumbullohen rreth qytetit Rafah. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se ndihmat e para humanitare u futën në territorin e rrethuar detar, vala e parë e ndihmave prej disa javësh që mbërrin në Gazë. Ushtria amerikane ndërtoi një platformë pluskuese për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave përmes rrugëve detare.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se gjatë ditëve të ardhshme pritet dërgimi i rreth 500 tonë ndihma në Gazë përmes platformës pluskuese.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmave humanitare thonë se korridori detar dhe dërgesat e ndihmave nga ajri nuk mund të zëvendësojnë kolonat e kamionëve me ndihma që mund të futen në Gazë. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruan vazhdimisht rrezikun e urisë që po kanos popullsinë e zhvendosur.

Ndërkohë në Verona të Italisë, Papa Françesku bëri thirrje për paqe ndërsa përqafoi një izraelit dhe një palestinez, të afërmit e të cilëve ishin vrarë nga militantët e Hamasit dhe forcat izraelite. “Të lutemi për paqe dhe t’u themi këtyre dy vëllezërve që ta përcjellin tek populli i tyre dëshirën dhe vullnetin tonë për të punuar për paqen”,tha Papa Françesku.

Izraeliti Maoz Inon i tha Papës se prindërit e tij ishin vrarë nga Hamasi. Palestinezi Aziz Abou Sarah tha se vëllai i tij ishte vrarë nga forcat izraelite. Ai tha se dhimbja dhe pikëllimi i ka bashkuar ata për të krijuar mundësinë e një dialogu dhe një ardhme më të mirë për të dy popujt./ Voa