BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Bota

Rusia pranon vetëm një kompromis minimal për OSBE-në

Rusia pranon vetëm një kompromis minimal për OSBE-në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se OSBE-ja, që ka në fokus dialogun, po shndërrohet në një "vegël të NATO-s". Ministrja e Jashtme gjermane tha se Moska synon të shkatërrojë OSBE-në.

Rusia ia doli pjesërisht mbanë që të imponohej me qëndrimin e saj bllokues në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në fund të takimit në Shkup shtetet e OSBE-së ranë dakord që diplomatja gjermane, Helga Schmid, të vazhdojë të kryesojë sekretariatin e OSBE-së në Vjenë. Por Moska ra dakord vetëm për një zgjatje të shkurtër, prej nëntë muajsh, të kontratës së diplomates Schmid dhe tre përfaqësuesve të tjerë të lartë të OSBE-së. Për këtë shkak kryesisë së OSBE-së do t'i duhet të negociojë përsëri deri në shtator.

Përfaqësuesit rusë ia arritën që të imponoheshin gjithashtu lidhur me çështjen se cili vend do të marrë kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm. Rusia refuzoi Estoninë për shkak të anëtarësimit të saj në NATO. Më në fund si kandidate kompromisi u pranua Malta neutrale. Po ashtu Rusia vazhdon të pengojë miratimin e buxhetit për OSBE-në, e cila shërben jo vetëm si një platformë dialogu për çështjet e sigurisë, por zhvillon gjithashtu projekte për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

"Pishtari u rindez"

Megjithatë kryetari aktual i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u shpreh në fund të konferencës për një rezultat "vendimtar”. Thuajse të 57 vendet anëtare e dënuan në Shkup luftën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

"Takimi ynë ministror rindezi pishtarin tonë. Edhe pse ka përpjekje për ta shuar atë, ai ende shkëlqen”, tha Osmani. Kompromiset me Moskën janë të nevojshme në mënyrë që OSBE-ja të mund të vazhdojë punën e saj.

Edhe kryediplomatja gjjermane, Annalena Baerbock, e cila mori pjesë në takim, bëri një bilanc pozitiv për takimin. "Lajme të mira nga Shkupi”, shkroi Ministria e Jashtme në X (ish-Twitter). Me vendimet për drejtuesit e ardhshëm, OSBE-ja mund të vazhdojë të punojë për sigurinë e një 1.3 miliardë njerëzve në shtetet anëtare, thuhet në mesazhin në X.

Të enjten (30.11.) ministrja Baerbock kishte deklaroi se "loja perfide e qeverisë ruse" synon të shkatërrojë "me luftën brutale të agresionit kundër Ukrainës" organizatat që mbështeten tek bashkëjetesa paqësore. Por këtë nuk do ta lejojmë. /DW