BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Bota

'Shpalle Rusinë...', Zelensky i bën presidentit Biden thirrjen 'fatale' për Moskën: Mund të ndihmosh gjithë botën

'Shpalle Rusinë...', Zelensky i bën presidentit Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij amerikan Joe Biden të dielën që të ‘ndihmojë të gjithë botën duke e shpallur Rusinë si një shtet sponsor të terrorit, një veprim që Shtëpia e Bardhë më parë ka refuzuar ta bëjë.

Zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit kanë qenë në kontakt të ngushtë me homologët e Kremlinit “gjatë ditëve të fundit”, tha gjithashtu të dielën këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pasi udhëheqësi autokrat rus Vladimir Putin sugjeroi se ai mund të përdorte armë bërthamore në sulmin e tij.

Zelensky i tha CBS News se Moska do ta bënte “të pamundur” vazhdimin e përpjekjes për t’i dhënë fund pushtimit përmes bisedimeve diplomatike me Kievin.

“Unë mendoj se është një sinjal shumë i rrezikshëm nga presidenti Putin që na thotë se ai nuk do ta përfundojë këtë luftë”, tha Zelensky.

Ai u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të shkojnë një hap më tej sesa të zbatojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë duke treguar ‘pozitën e saj udhëheqëse’ në përcaktimin e vendit si një shtet sponsor të terrorizmit.

“Unë e kuptoj se do të ketë implikime. Këto implikime do t’i bëjnë të pamundura negociatat diplomatike, megjithatë ata janë terroristë dhe ne nuk mund t’i lëmë ta bëjnë këtë nga frika. Ata nuk do të dorëzohen. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion”, tha Zelensky.

Zelensky përmendi mizoritë e fundit të zbuluara në Kharkiv, një rajon i çliruar së fundmi nga kontrolli i Rusisë nga ushtria ukrainase.

“Filluam zhvarrosjet, ngritëm 500 trupa. Të gjitha familjet u torturuan dhe u vranë. Familjet e tyre u varrosën së bashku. Të rritur, burra e gra dhe fëmijë të vegjël me plumba në kokë. Disa nga pjesët e trupit të tyre mungonin”, tha ai.

Por Shtëpia e Bardhë tha në fillim të këtij muaji se një veprim i tillë mund të prishë marrëveshjet e brishta humanitare të vendosura me Rusinë në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj.