
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...


Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga shpërthimi janë vrarë të paktën 19 persona, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.
Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.
“Në këtë incident, ish-komandanti i policisë në qytetin Baglan, ka rënë martir”, tha ai.
Më vonë, ai lëshoi një apel për banorët lokalë për të dhuruar gjak për të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse dega e grupit militant Shteti Islamik në provincën Korasan, më 6 qershor mori përgjegjësinë për sulmin ku mbeti i vrarë Ahmadi.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) tha se sulmi ishte “shumë shqetësues”.
“UNAMA dënon këtë sulm dhe dhunën e fundit dhe bën thirrje për ndaljen e sulmeve që tregojnë shpërfillje ndaj jetës së civilëve”, tha ky mision përmes një postimi në Twitter.
Grupi Shteti Islamik-Korasan është rival kyç i qeverisë së udhëhequr nga talibanët, që kur këta të fundit morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021. Ky grup së fundmi ka intensifikuar sulmet, duke shënjestruar edhe patrullat e talibanëve, por pjesëtarët e komunitetit shiit në Afganistan.
Forcat talibane janë përgjigjur duke kryer operacione ushtarake gjatë këtij muaji kundër IS-it në disa provinca afgane./REL
Më të lexuarat


Rënie të numrit të martesave? Biznesi i dasmave me probleme, ja arsyeja

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Asteroidi “Bennu” po vjen drejt Tokës

Ndodh e pazakonta, shkenca krijon organin riprodhues

Pas luhatjeve të humorit në publik, Joe Biden-it i ndodh e papritura

Si nëpër filma/ Autobusi humb kontrollin, raportohet për të plagosur

Izrael, mbi 100,000 njerëz protestuan kundër ndryshimeve në drejtësi

Tmerr në bordin e një avioni, menduan se pasagjerja po flinte, por...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia "Ofelia" shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji

I publikuan filmimet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me dy gra, reagon kryebashkiaku

Tërmeti i fuqishëm jo shumë larg Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra
