Trupat e armatosura kanë rrëmbyer deputeten ukrainase Leila Ibragimova, deputete e këshillit rajonal të Zaporizhia – Ukrainë. Mësohet se forcat ruse kanë hyrë në shtëpinë e deputetes dhe më pas e kanë çuar atë në një vend të panjohur.
Lajmin e konfirmoi një zyrtar ukrainas, Eskender Bariev, përmes një postimi në Facebook.
“Sot, Në Melitopol, në orën 6 të mëngjesit, njerëz të armatosur me uniforma ushtarake ruse hynë në shtëpinë e Leila Ibragimova, deputete e Këshillit Rajonal të Zaporizhia, përfaqësuese e popullit indigjen të Krimesë, drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Melitopolit. Leila Ibragimova është dërguar në destinacion të panjohur”, shkroi ai.
Bariev shtoi se deputetes i është kontrolluar shtëpia dhe i janë sekuestruar telefonat.