BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, VOA: Krimi një nga shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, VOA: Krimi një nga shqetësimet

Krimi është një ndër çështjet kryesore për votuesit amerikanë ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim mënyrës se si dy kandidatët kryesorë për president, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump po i trajtojnë shqetësimet e votuesve amerikanë.

Krimi ishte ndër çështjet kryesore në mendjen e votuesve në zgjedhjet paraprake të martën në Nju Jork, ndërsa dy kandidatët kryesorë, demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump pritet të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Njujorkezja Goldalee, e cila i kërkoi Zërit të Amerikës që të mos e filmonte fytyrën e saj, thotë se ndihet më pak e sigurtë.

“Ekziston një energji dhe një aktivitet që nuk e kishim më parë, si me ata që mund të bëjnë krime ashtu edhe me njerëz që mund të kenë frikë nga individët që bëjnë krime”.

Votuesja Amy Pellettieri thotë se shqetësimet rreth krimit e bëjnë atë të tregohet më e kujdesshme.

“Ndihem shumë e sigurt në metro. E di që krimi është në rritje, e shoh në lajme, por nuk më ka rënë rasti të përballem. E di që po të tregohem e kujdesshme dhe të shmang situata që mund të jenë të frikshme për mua, do të jem mirë”.

Në këto zgjedhje, zoti Trump po bën fushatë si një kandidat për “ligjin dhe rendin” me zotimin që të forcojë policinë lokale. Javën e kaluar ai mori pjesë në funeralin e një polici të vrarë në qytetin e Nju Jorkut.

Duhet ta ndalojmë krimin. Duhet të rikthehemi tek zbatimi i ligjit. Shumë gjëra duhet t’i bëjmë ndryshe sepse kjo nuk po funksionon. Kjo po ndodh shumë shpesh (vrasja e policëve)”, tha zoti Trump.

Një sondazh i muajit të kaluar nga organizata “Harvard CAPS-Harris” nxori në pah se votuesit amerikanë e shohin krimin dhe drogën si ndër çështjet kryesore me të cilat përballet vendi. Ky është një shqetësim edhe më i madh se kujdesi shëndetësor, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, edhe pse të dhënat e fundit nga FBI-ja tregojnë se krimi i dhunshëm pësoi rënie vitin e kaluar në të gjithë vendin, si në qytetet e mëdha ashtu edhe në të voglat.

Presidenti Biden, nga ana e tij, thekson rënien e krimeve si dëshmi e suksesit të administratës së tij me organet e zbatimit të ligjit.

Fushata e tij po u kundërvihet sulmeve të zotit Trump për krimin duke e lidhur atë me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit, që ndërprenë procesin e certifikimit të zgjedhjeve presidenciale, një garë ku zoti Trump humbi.

Në një takim elektoral të zotit Biden merrnin pjesë punonjës të rendit që ishin në ndërtesën e Kongresit ditën e trazirave.

Nuk ka nevojë të imagjinoni ç’do të ndodhë me demokracinë dhe Kushtetutën nëse Trump zgjidhet përsëri. Na e ka thënë dhe na e ka treguar. Gjashtë janari do të dukej si një provë e asaj që do të vijë. Nuk mund të varemi tek republikanët e Trump-it për të mbrojtur Kushtetutën, pasi ata e treguan se ishin kundër rendit dhe ligjit”, thotë Aquilino Gonell, ish polic në Kapitol.

Ndihmësit e zotit Biden thonë se përgjigja më e mirë për pretendimet e Trump-it për ligjin dhe rendin janë paditë e shumta ndaj tij për vepra penale. Republikani Trump thotë se paditë janë një ndërhyrje në zgjedhje nga një drejtësi e politizuar./VOA