Një futbollist martinikan dhe partnerja e tij u arrestuan së fundmi në aeroportin Roissy në Francë me më shumë se 100 kg kokainë të fshehura në valixhe.
Futbollisti, i cili u vendos në pranga nga policia franceze është 29-vjeçari Jean-Manuel Nedra, mesfushor i ekipit martinikan, Aiglon du Lamentin.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i futbollit, i cili u distancua nga rasti në fjalë dhe tha se misionin i sportit është të edukojë të rinjtë për rreziqet që vijnë nga droga.
“Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge”, tha Aiglon du Lamentin në një mesazh të shkurtër për shtypin vendas. “Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë të edukimit përmes sportit, për të luftuar kundër kësaj plage, për të mbrojtur dhe alarmuar të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat dhe abuzimet e këtij mjedisi”, shtoi klubi.