
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

A do të ketë shkarkime nga kabineti qeveritar? Mentor Kika zbardh prapaskenat e mbledhjes që zgjati 16 orë dhe zbulon planin që po 'thur' Rama: Emrin në bllokun e zi...

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Janar 2023

Gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar për mbledhjen dy ditore të qeverisë për të cilën u shpreh se nuk sjell asgjë të re, ndërsa theksoi se duhet të kishte një komunikim për planet në vijim.
Ai tha se shumica e ministrave në kabinet nuk dinë asgjë për vendimet e Ramës dhe se çdo gjë që ai thotë është e përkryer, ku sipas tij çdo urdhër që ai thotë nuk kundërshtohet dhe kontestohet.
"Keqardhje për atë mbledhje kaq të gjatë sepse qeveria vërtet ka thënë se nuk ka kohë për pushim por pak pushim duhet bërë. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë arsye madhore që të bëjë 16 orë mbledhje dhe të mos raportojë asnjë vendim. Ndërsa ato shkarravina të kapura në fletoren e Ramës ishin ca gjëra që në analiza të tilla projektohen plane pune vjetore të cilat nuk mund të jenë plotësisht të reja, por vijim i projekteve të nisura për të cilën PS është votëbesuar nga elektorati për mandatin e saj të 3-të. Këtu duhet të kishte një komunikim të plotë se cili do ishte plani, do duhet të bëhet një ballafaqim çfarë ishte thënë dhe nuk u bë, apo nuk u bë mirë në vitin që u mbyll. Ndërsa ajo që ne shohim në ato pamje të pakta të serviruara është një kabinet që sheh me adhurim Ramën që flet dhe duartrokasin kur ai mbyll fletoren, pra nuk sjell asgjë të re", u shpreh Mentor Kikia.
Më tej ai shtoi se ndryshe nga herët e tjera kur ndryshimet parafliten paraprakisht, duket se Rama ka ngritur një kabinet qeveritar ku shumica prej tyre nuk dinin asgjë për vendimet që ai merr.
"Mund të them se dhe nëse ka nga ata që do shkarkohen sërish asnjë prej tyre nuk di gjë dhe shpreson që mos e kenë emrin në bllokun e zi. Rama nuk konsultohet me asnjë, dhe nëse do bëhen ndryshime nuk mendoj se ato do prodhojnë ndryshim sepse ata në fund fare janë zbatues, Rama ja ka dalë ta krijojë kabinetin në atë formë ku çdo gjë që ai thotë është e përkryer, çdo urdhër që ai thotë nuk kundërshtohet dhe kontestohet. Rama është regjisor shumë i mirë skenik dhe politik dhe mendoj se PS vazhdon të jetë rehat në aspektin e përballjes në raport me opozitën e cila është ende në agoni. Rama është ende komod në tryezën e tij, por po përpiqet që para publikut po mundimet të shesë kabinetin e tij me karburant të ri. Pastaj nëse kjo parti bie nga pushteti atëherë nis lufta civile brenda PS", thekson gazetari.
Më të lexuarat


Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla, zbuloni cilët janë kryebashkiakët socialistë që kanë përfunduar pas hekurave (Emrat)

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, Këlliçi i bën thirrje SPAK: Mos luaj me dy porta...

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati Gjokutaj dhe zbardh prapaskenat e forta: Një show politik, ja pse nuk do të dënohet

SPAK lëshoi urdhër arrest me burg për Vangjush Dakon, vjen reagimi nga Nisma Thurje

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon deputeti i PS: Peshk i madh është Berisha dhe Meta

Berisha plas deklaratën ‘bombë’ dhe bën denoncimin e fortë: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, ja kush e bllokoi

“I kam duart akullore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”/ Ja si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion

Urdhër-arresti i SPAK për Vangjush Dakon, reagon Salianji

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar, ja çfarë propozon
