BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Ekonomia

Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill

Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill

Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezultatit financiar pozitiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, skema publike e pensioneve (ISSH) .

Ministria e Financave raportoi se shënoi një rekord historik të të ardhurave buxhetore në prill me rreth 67 miliardë, por 12% e kësaj shume ishte kontribut i tepricave të skemës së pensioneve.

Qeveria shqiptare administron dhjetëra ndërmarrje që funksionojnë mirëfillti si biznese, por asnjëra nuk ka mundur të ketë një rezultat të tillë, madje shumë prej tyre subvencionohen nga taksat e qytetarëve.

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “ Rezultati Financiar i ISSH-së.”

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023, paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime.

Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në krahun e shpenzimeve, skema e pensioneve po ndihmohet nga pensionet e reja, që po dalin më të ulëta se në vitet paraardhëse. Personat që po dalin në pension së fundmi nuk po mundin të plotësojnë kriteret për pagesë të plotë që përfundojnë me përfitime afër pensionit minimal.

Rezultati i ISSH-së u bë shkak për ndryshimin e buxhetit 2024, me akt normativ që në fillim të vitit.

Gjithsesi në afat të gjatë skema e pensioneve është rrezikuar nga zhvillimet demografike në vend.

Projeksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni të fortë demografik. Deri në vitin 2070, pjesa e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17% aktualisht.

Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia në moshë pune në grup-moshën (25–64 vjeç) parashikohet të bjerë 41% të popullsisë totale deri më 2070 nga 54 aktualisht. Ndërsa raporti i varësisë së moshës së vjetër (grup-mosha +65 në raport me popullsinë 25-65 vjeç) do të rritet më tej.

Raporti i varësisë për moshat e vjetra nga 26% aktualisht do të rritet në 83% deri në vitin 2070, më e lartë në të gjithë Rajonin. Flukset e larta të emigracionit, rritja e jetëgjatësisë dhe normat e ulëta të lindshmërisë e nxisin këtë prirje afatgjatë.

Nga ana tjetër tendencat e tregut të punës shtojnë sfidat demografike. Shkalla e mbulimit me sigurime në popullsinë në moshë pune është shumë e ulët në Shqipëri. Për shembull, në vitin 2023, rreth 1.86 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej tyre vetëm rreth 44 qind ishin kontribuues në skemën e pensioneve.

Rreth 56% e popullsisë në moshë nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë. Midis të vetëpunësuarve, një numër i vogël kontribuon skemë rurale, ndërsa të vetëpunësuar të tjerë kontribuojnë në skemën kryesore dhe përbëjnë vetëm 10 për qind e totalit të kontribuuesve, teksa vetëpunësimi zë gati 30 për qind të punësimit total në vend.

Banka Botërore analizon se shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve ngre rrezikun për rritjen e fortë të pensioneve të pjesshme në të ardhmen./Monitor/