BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Ligji për rikthimin e basteve hyn në fuqi: Fitimet e atyre që luajnë do tatohen deri në 23%, njihuni me kushtin e pashmangshëm

Ligji për rikthimin e basteve hyn në fuqi: Fitimet e atyre që

Pesë vite nga “Fundi i Marrëzisë”, nismës së qeverisë që ulin qepenat e mbi 2 mijë pikave të basteve në gjithë vendi, pas më shumë se një viti diskutimesh, lojërat sportive janë tashmë të ligjshme.

Vendimi i publikuar tashmë në fletoren zyrtare përcakton se fitimet e 10 kompanive që do të licencohen për 10 vite, të tatohen me 15 për qind, ndërsa të ardhurat që do të përftohen nga ata që luajnë me plotë 23 për qind.

Me propozim të socialistit Erion Braçe, është vendosur heqja nga përbërja e Komisionit të Licencave pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Komitetin Olimpik Shqiptar.

Komisioni do të licencojë kompanitë që do të mundësojnë ushtrimin e  basteve sportive “online” do të përbëhet nga dy përfaqësues nga Ministria e Financave, një nga ajo e Ekonomisë dhe një nga “mbrojtja sociale”.

Varianti përfundimtar i ligjit për bastet sportive “online” ndalon reklamimin e lojërave të fatit në televizione apo median “online”.

Me ndryshimet e miratuara ligjore, për të luajtur baste sportive “online”, qytetarët do të duhet të regjistrohen me anë të kartës së tyre të identitetit në faqet web ose aplikacionet e licencuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Gjithashtu do të krijohet një regjistër elektronik që do të ndalojë të luajnë ata që kanë varësi apo probleme të tjera me lojërat e fatit.