BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Ekonomia

Projektligji për lojërat e fatit, komisioni i ekonomisë gjen probleme të shumta, kërkon rishikim

Projektligji për lojërat e fatit, komisioni i ekonomisë gjen

Në mungesë të opozitës, mazhoranca shqyrtoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projektligjin e lojërave të fatit.

Sipas deputetëve të komisionit, ligji i draftuar më herët këtë vit nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat.

Ligji i draftuar në krye të herës nuk është në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, prandaj duhet një ligj më i plotë, u shpreh kryetari i komisionit, Eduard Shalsi.

“Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë, dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë.”

Deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi.

Një tjetër propozim i bërë nga komisioni është një sistem monitorimi për të shmangur manipulimin e platformave të bastave online.

“Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientet e lojrave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojrave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre.”

Kazinot online ishin një tjetër problem që komisioni kërkoi të përfshihen në projektligj.

“Kazinot online nuk sigurojnë formalizimin e tregut dhe janë më së shumti në treg të zi, duke mos qenë konkurrente me kazinot fizike dhe nuk sigurojnë financat për buxhetin e shtetit.”

Deputeti socialist, Erion Braçe, propozoi që lojërat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit, duke shprehur që ky projektligj nuk kontrollon tregun dhe e lë ato në dorën e krimit.

“Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë që i mbyllëm bastet. Ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendin. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dhamë dorë jo vetëm krimit të organizuar, por edhe punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zi.”

Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre, dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet.

Këto baste, që specifikohen se do të jenë vetëm online, nuk do të kenë pika fizike, por faqe interneti, aplikacione dhe infrastruktura teknologjike e nevojshme që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme./ MONITOR