BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Ekonomia

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023. Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.

Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016. Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.

Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati. Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë. Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve. Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.

Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni.Monitor

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur