Inistrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj shprehu mbështetjen maksimale të qeverisë për sektorin e blegtorisë.
Denaj tha se, krahas mbështetjes për matrikullimin e blegtorisë, qeveria përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, subvencionon të gjithë blegtorët për mbarështimin e gjedhit dhe të të imtave.
“Adresojmë 100% mbështetje për blegtorët për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me lopë dhe për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me dele/dhi”, tha Denaj.
Sipas saj, këtë vit, me shtesën në buxhet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, kanë marrë 100% të financimit 2,950 blegtorë për 60,661 krerë lopë dhe 4,678 blegtorë për 909,322 krerë dele/dhi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë