SPAK thotë se Erzen Breçani e dinte për aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës me të cilën merrej djali I tij.
Madje në disa përgjime ai interesohet disa herë, ndërsa në një bisedë të datës 28 shtator 2020 i kërkon djalit të heqë dorë pasi e gjithë Shqipëria e kishte marrë vesh që ai kryente atë aktivitet të paligjshëm
Në një bisedë me SkyEcc Erzen Breçani i kujton djalit se kishte tre vjet që merrej me trafikun e drogës dhe i kërkon të heqë dorë pasi në Shqipëri kishte dalë zëri që djali i Erzenit merrej me mall.
Në 8 shtator 2020 Erzen Breçani bisedon me Eralbi Breçanin, ku dërgon mesazhet:
“…Po ju a e gjet perzirsin…Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll…Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit…Ku e keni shit… Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove Ujezën hic sot a…? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more… He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta…”.
Në bisedën e zhvilluar, ku Erzen Breçani, si prind i tërheq vëmendje Eralbit, që nuk ka shkuar të takoi të ëmën, njëkohësisht shfaq dhe dijeninë e tij lidhur me aktivitetin që ushtron, Eralbi Breçani, në trafikun e lëndëve narkotike.
Ndërkohë në datën 10 shtator 2020 sërish Erzen Breçani diskuton rreth marrëdhënies midis Eralbi Breçanit dhe Ervin Matës.
Ai i dërgon mesazhet: “…E nuk ish dashtë me i kallxue as lidhje as kontakte… Se nuk i mban goja as truni sen… E flet e nuk e fal kush për zotin… Ai me nejt në punë të vet e mos me u perzie me kërr kën… Se askush nuk e don, e sa ta marrin vesh gjë, s’ka do i hidhen e do e këputin të parët këta që rrin me të…Kam dalë me Ujëzën e Jehonin… Hangrëm buk…Te kjo rrugica eToptanit… Askush që ka shit si ju me shuma të mëdhaja, nuk ka shpëtuar pa humb tan pasurinë e familjes, familjen, dhe veten…”.
Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28, Erzen Breçani (në sky I identifikuar me kodin K9B9EP) i dërgon këtë mesazh Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI)
“….kontrollova kutin se mos kan fut noj cipe kur ta marrresh ti te kspin me te…Nuk duhet me pas bes kuj ne shaipni…Mos ki bes kuj…Mos u shqiptar… Ghuj atij dhokut tan… Thuj… Po du me te than se tan kta ne shqiperi folin e thon djali erzenit ka bjen mall ka punon me drog se e njof mir bashkimin e shqiptart… Po du me than qe mos u merr me ta ma… Shqiperin mos e flliq mos e orish a si me te than asht ndryshe me ounie jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se nje vit do e provoj u bsn tre bush…”- thuhet në dosje.