Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kjo do të thotë që më datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim.
Ky vendim vjen për shkak të masave të sigurisë që janë marrë për ditën kur do të zhvillohet samiti, pasi në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët europianë.
Mësohet se data 6 dhjetor do të jetë ditë pushimi për shkak të sigurisë së lartë, ndërsa do të bllokohen disa nga akset kryesore në vend, përfshirë unazën për veturat.
Gjithçka pritet të nisë rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe më pas do të drejtohen drejt Mariotit tek Stadiumi Air Albania, aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.
Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, kryetares së KE, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michele.