Këtë të enjte është mbajtuar seanca gjyqësore për “Gërdecin”, ku kanë dëshmuar ish-punonjës, zyrtarë të lartë dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Ardian Mullai, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, në dëshminë e tij në gjyqin për Gërdecin tha se procedurat u bënë në një kohë të shkurtër, pasi MM ngriti një grup pune për të bërë një VKM për demontimin.
‘Ndiqja zbatimin e detyrave, skam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.
Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, beri një memo për këtë, me pas realizova takimin me kompaninë për metodologjinë e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkesë që t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohë të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, me pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.
Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve ’50 te cilat nuk shiteshin për shkak te vitit te vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimin. Nisi hartimi i një VKM.’- tha Mullai.