Në minierën e Martanishit raportohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Gazetari Enver Doçi raporton se është shembur një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda me dhjetëra minatorë.
Katër autoambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.
Dyshimet janë se fillimisht ka pasur rrjedhje gazi dhe më pas shembje të galerisë.