Ka qenë një puntatë mjaft interesante ajo e “Cherry on Top” mbrëmjen e djeshme, teksa mes të ftuarëve të Bora Zemanit ka qenë edhe Donald Veshaj, partneri i saj, i cili ka folur edhe për “BBVIP”, lojën e Romeos dhe marrëdhënien e tij me Heidin.
Kështu, i pyetur për romancën e vëllait, Donaldi tha se është i lumtur që Romeo pranë saj është i lumtur, ndërsa ngacmimit të Borës për deklaratën që dha në “Fun Club”, ku u shpreh se ka pirë kafe me babain e Heidit, aktori humorit ju përgjigj duke thënë se ishte shaka.
Megjithatë, edhe aq shaka nuk ka në komunikimin e Donaldit me “krushqinë”, edhe pse tregoi se kafe nuk kanë pirë pasi prindërit e saj janë në Itali dhe të dyja palët presin të dali njëherë çifti nga ajo eksperiencë, por pranoi ka folur me mamin e Heidit.
Bisedat e tyre kanë të bëjnë me situatat në shtëpi kur gjërat rëndohen pak ka thënë Donaldi, ndërsa moderatorja e ka ‘sfiduar’ ta telefonojë atë live dhe ai e bëri. Mamaja e Heidit u përgjigj menjëherë dhe konfirmoi fjalët e Donaldit se ata komunikojnë shpesh bashkë dhe ishte shumë e lumtur.