Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillojë konkursin e ideve për realizimin e “Logos”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 80-vjetorit të çlirimit të atdheut. MEKI një ditë më parë njoftoi dhe hapjen e konkursit për Logon kombëtare për 80-vjetorin e çlirimit. Afati i fundit për aplikim: 22.3.2024. Sipas njoftimit të MEKI-it, synimi i realizimit të kësaj “Logo”, në kremtim të 80-vjetorit të çlirimit të atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë. Logoja për 80-vjetorin e çlirimit do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.
Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore. Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të dorëzojë punimin dhe dokumentacionin e aplikimit: Me ngjyra, i printuar dhe të dorëzohet te Zyra e Protokollit dhe në formë elektronike te adresa elektronike [email protected] (Logo duhet të paraqitet në sfond të bardhë, të zi dhe me ngjyrë, si dhe të dorëzohet në formatet Eps, Pdf, Jpg, Png). Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe autori mban përgjegjësi ligjore për autencitetin e tyre para ligjit. Në konkurs pranohen punime individuale dhe punime të realizuara në grup. Sipas MEKI-it punimi i Logos, së 80-vjetorit të çlirimit, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të realizojë të gjithë procesin e realizimit të konkursit për përzgjedhjen e Logos fituese. Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 300.000 (treqind mijë) lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.