Brukseli i kërkon Shqipërisë hapa konkret në luftën kundër korrupsionit deri në nivelet më të larta të qeverisjes në mënyrë që integrimi i vendit në Bashkimin Evropian të jetë më i lehtë. Ky kusht i panegociueshëm është ripërsëritur ditën e djeshme nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili kërkoi hapur që korrupsioni të luftohet me vendosmëri. Në një aktivitet të mbajtur nga Ministria e Drejtësisë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, ambasadori Gonzato thotë se rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë kusht për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Madje diplomati Gonzato theksoi se vendi ynë do ketë mbështetjen e Bashkimit Europian, ndërsa thekson se korrupsioni duhet të luftohet, pasi është edhe një arsye se përse të rinjtë largohen. “Korrupsioni është pasojë e aktiviteteve kriminale dhe ndikon në sigurinë e vendeve tona, kjo thellon pabarazitë, dëmton besimin popullatës te qeveritë, gërryen besimin e publikut tek institucionet dhe dëmton bizneset e ndershme. Bën që rinia të largohet. Puna jonë është që ta vendosim edhe njëherë këtë besim. Lufta kundër korrupsionit është thelbësore për të krijuar një jetë më të mirë. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë të rëndësishëm për të ecur para në procesin e integrimit, këto përpjekje duhet të jenë të dukshme të njohura, të gjithë duhet të shohin që krimi ndëshkohet. Për të zgjidhur sfidat që kemi brenda BE, KE ka marrë paketë kundër luftës së korrupsionit. Korrupsioni mbetet gjithandej dhe ne duhet të jemi vigjilentë”, deklaroi ai.
Shkërmoqja e korrupsionit
Më tej ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato shprehu bindjen se rezultatet kundër korrupsionit duhet të jenë të dukshme dhe konkrete në Shqipëri, por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, ambasadori Gonzato theksoi se duhet forcuar kuadri ligjor si edhe duhen ngritur institucione me integritet të lartë. “Në Ballkanin Perëndimor duhet të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit me vendosmëri dhe kurajo, me iniciative konkrete për të forcuar kuadrin ligjor dhe burime financiare për të ngritur institucione me integritet të lartë. Përpjekjet duhet të jenë të dukshme dhe konkrete. Parandalimi dhe zbatimi i rendit duhet të jetë shumë i rëndësishëm, sepse kjo ka të bëjë me reformat e rëndësishme që ka bërë Shqipëria. Ne kemi parasysh punën që është bërë me një mbështetje shumë të madhe nga BE për të pasur një strategji 2024-2030, që do jetë një kuadër ligjor për të identifikuar korrupsionin, administrata tatimore, doganat, prokurimet publike”, u shpreh ambasadori Gonzato.
Asistenca e BE për Shqipërinë në luftuar korrupsionin
Ndërkohë ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zbuloi se Bashkimi Evropian ka dhënë mbështetje afro 100 mln euro për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ndërsa theksoi se duhet një iniciativë e fortë politike për ta çuar përpara. “Lufta kundër korrupsionit do hasë rezistencë nga ata persona që kanë interesat e tyre të fshehura, prandaj duhet një iniciativë e fortë politike që duhet të jetë e vazhdueshme. BE ka dhënë mbështetje teknike për pjesën e parandalimit të korrupsionit, ky është një investim ku bëhet fjalë për afro 100 mln euro, një kuadër i rëndësishëm për të diskutuar mbi përpjekjet e ndryshme në luftën kundër korrupsionit”, nënvizoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Taljo per botim online tek aktualiteti
Komiteti i Çështjeve Ligjore në KiE miraton rezolutën “Basha” për Ukrainën, reagon kryetari i PD: Kushdo që kryen agresion ndaj një vendi tjetër duhet të paguajë
Komiteti për çështjet ligjore i i Këshillit të Europës, miratoi dje rezolutën e propozuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë. Pas kësaj i hapet rruga Asamblesë së Përgjithshme për vendimin final. Në një reagim nga Parisi, Basha theksoi dje në rrjetet sociale se ky është nje mesazh për këdo që bën agresion, se do të paguajë kostot financiare të shkatërrimit. Pak ditë më parë kërkuan përdorimin e aseteve ruse për nevoja të Ukrainës edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në projektrezolutën e propozuar nga Lulzim Basha thuhet se “përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të”. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse. Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Rusisë. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre, të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit. Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar; Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.
Taljo per botim online tek ekonomia
Ambasadorja Halimi, takim me ministrin polak për njohjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve
Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi zhvilloi dje një takim me zv/ministrin për Familjen, Punën dhe Politiken Sociale të Polonisë, Sebastian Gajewski. Siç bën me dije Ambasada shqiptare në Poloni, Halimi dhe Gajeëski kanë diskutuar për marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë. “Qytetarët shqiptarë me banim në Poloni do të jenë përfituesit kryesorë nga kjo marrëveshje”, thekson ambasada shqiptare. Në këtë fushë, vendi ynë ka realizuar marrëveshje me 12 shtete, ndërsa janë drejt finalizimit marrëveshjet edhe me Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Shqipëria po negocion gjithashtu me Serbinë, dhe pritet të nisin diskutime për marrëveshjen e pensioneve edhe me Danimarkën, Spanjën, Slloveninë dhe Moldavinë.