Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith deklaroi se Parlamenti në vend duhet të jetë funksional. Në një intervistë për “ABC News”, Smith u shpreh dje se politikanët shqiptarë duhet të punojnë për interesin qytetar. Smith shtoi se Britania e Madhe ka sanksionuar individë të caktuar dhe konfirmoi se me ta nuk do të ketë bashkëpunim, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non-grata” nga Londra. Ndër të tjera ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith e konsideron një moment të madh për Shqipërinë, por edhe Evropën, hapjen e bazës ajrore të Kuçovës, e cila tanimë do të shërbejë si bazë taktike e NATO-s në vendin tonë. Smith u shpreh se ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej anëtarësimit të saj në aleancën ushtarake, 15 vite më parë. Ndërkohë ambasadori Alastair King Smith deklaroi se investimet britanike në vendin tonë, aktualisht janë fokusuar në veri. Zoti Smith u shpreh se investimet janë përqendruar në këtë zonë, pasi ka lidhje të shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, me shqiptarë në Britaninë e Madhe. Sipas tij, Dhoma Britanike e Tregtisë ka filluar punën për të zgjeruar tregtinë në të gjithë vendin. Sakaq, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith thotë se do të ketë një task force të përbashkët me vendin tonë për emigrantët e paligjshëm. Madje Smith u shpreh se falë marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ka një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar
– Zoti ambasador Smith, do të doja që të flisnim fillimisht për hapjen e bazës ajrore të NATO, si e shihni?
Ky është një moment i madh për Shqipërinë dhe Evropën, tregon partneritetin gjithmonë e në rritje që kemi. Shqipëria ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej fillimit, festojmë 15 vite të anëtarësimit të Shqipërisë dhe 75-vjetorin e NATO-s si organizatë. Kjo aleancë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se tani. Ne e shohim këtë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Jam vërtet krenar për përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar që shërbejnë në Shqipëri, në një moment që Shqipëria luan një rol kaq të rëndësishëm në NATO për Evropën dhe për të gjithë botën.
-Marrëveshjet që janë bërë midis dy vendeve tona, e para ka të bëjë me emigrantët dhe tjetra është ajo që është bërë mes SPAK dhe NCA britanike, keni një koment?
Sa i përket asaj për emigrantët, ishte në thelb të komunikatës që ministrat tanë nënshkruan, por ajo ishte shumë më e gjerë se kaq. Përmendet gjithashtu edhe mbrojtja, në thelb të kësaj është një rritje e partneritet tonë në mbrojtje, në zhvillimin ekonomik, drejtësi, arsim, kulturë. Kjo është një nga mënyrat sesi në i trajtojmë sfidat. Emigracioni do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj. Marrëveshja, partneriteti me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë çuar në një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të kemi qëndrueshmëri në këtë pikëpamje. Kjo është me interes për të gjitha vendet evropiane. Besoj se do të shihni se me task forcën e përbashkët, po mundohemi ta zgjerojmë në rajon, Shqipëria po i tregon botës sesi arrin ta bëjë diçka të tillë.
-Po marrëveshja mes SPAK dhe NCA?
Kjo është e rëndësishme dhe ishte fantastike që të kishim drejtorin e përgjithshëm të krimeve që vizitojë Shqipërinë. Ai nuk bënë vizita të shumta dhe ishte hera e parë që ishte këtu. Ne duam që ti trajtojmë çështjet e kriminalitet dhe do ketë rezultate. Janë operacione specifike që sjellin ndjekje penale në sistemin e drejtësisë në Shqipëri apo edhe në Britani. Ky partneritet do të ketë rezultate në vitet e ardhshme.
-Si e shihni atë që opozita e sheh si aksion opozitar dhe bllokon seancat në Parlament?
Është shumë e rëndësishme që Parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Ne kemi pasur sfida dhe debate ndarëse dhe në këtë kuadër ata kanë mundësuar që të veprojnë së bashku. Qoftë shumica, pra mazhoranca qoftë opozita duhet që të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara, i takon që të dyja palëve. Politikanët duhet që të bëjnë përpjekje aktive.
-Fakti që Partia Demokratike është në një sherr brenda saj se kush është PD e vërtetë grupi Bardhi- Berisha apo pjesa tjetër ka krijuar ngërç në reformën zgjedhore, si e shihni?
Është shumë e rëndësishme që Parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Kuvendi është institucioni kyç për të çuar përpara interesin qytetar. Kuvendi dhe komisionet duhet të funksionojnë. Ne kemi qasje të gjerë, nuk përcaktojmë grupe individësh. Ka vendime specifike për individë specifikë dhe për ata nuk angazhohemi. Me të tjerët duam dialog, duam angazhim. Nuk më përket mua të shprehem për politikën e brendshme. Nuk do të komunikoj në emër të listës së personave ‘non-grata’. Nuk mund të komentoj. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Vendimet për ‘non-grata’ janë specifike për individë, nuk janë për grupime. Kemi angazhim me individë që nuk janë të përcaktuar të tillë.
-Investimet e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, si e keni bërë ndarjen e projekteve dhe zonave?
Keni të drejtë. Ka pasur përpjekje të mëdha për të rritur investimet në veri të Shqipërisë. Kemi parë më tepër përpjekje për të sjellë aftësitë e duhura te të rinjtë, për t’i mundësuar atyre të kenë mundësi të punojnë në mënyrë më të efektshme në Shqipëri, në çdo fushë që do të zgjedhin. British Council do të investojë në shkolla, do t’i angazhojmë edhe në sektorin privat. Nuk bëhet fjalë vetëm për veriun, Dhoma e Tregtisë ka filluar punën për të zgjeruar tregtinë në të gjithë vendin. Po përqendrohemi aktualisht në veri, kemi lidhje midis shqiptarëve në Britani dhe në atyre në Shqipërinë e Veriut. Do të jetë një zonë ku do të investojmë. Gjatë viteve në vijim do të shohim më tepër biznese që përfitojnë dhe sektorin kombëtar që angazhohet në veri. Besoj se është e rëndësishme për të ardhmen. Jemi në rrugën e duhur. Kemi qasje të plotë për investime, fokusin e kemi në veri që ti ndihmojmë të rinjtë që të kenë zgjidhje në vendin e tyre, nëse duan që të largohen ta bëjnë atë në mënyrë të ligjshme. Kemi nisur disa qendra të sipërmarrësve të rinj, do ofrojmë mbështetje me trajnim dhe informacione reale. Do të kemi edhe një program për rrugëtimet alternative që të kenë mundësi më të mira për të ardhmen. Veriu ka mundësi të shumta për turizëm, për bujqësi por edhe përfusha të tjera. Nëse përpiqemi bashkë mund të sjellim një ndryshim të madh për veriun, por gjithashtu edhe në të gjithë vendin.