Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në Kongresin e PS-së, socilitët duke u thënë që të mos abuzojnë me karrigen e pushtetit do të përballet me drejtësinë e re.
“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.
Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.