Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i është drejtuar dje me një letër të hapur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, ku thekson midis të tjerash prej 12 majit të vitit të shkuar ndodhet në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të bëjë betimin. Sipas tij, SPAK i ka vënë në dispozicion provat “që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje”. Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”. “Jam në burg sepse, policia më përgjoi mua dhe të gjithë anëtaret e stafit tim elektoral për 5 ditë 24 orë në ditë dhe kur nuk zbuloi asnjë veprim të kundërligjshëm, sajoi një dëshmitar të rremë, të deklaronte se i kisha propozuar të blinte vota në emër tim.
Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim. U deklarua në mediat qeveritare se ka përgjime kundër meje, por gjyqi mbaroi dhe përgjime nuk u dëgjuan. Pasi me arrestuan, janë përpjekur të rregullojnë dokumentet dhe futen ne dosje dokumente te falsifikuara për përgjime të paligjshme. Vazhdimisht kam kërkuar nga SPAK te kryeje hetime se dosja është sajuar nga disa police e zyrtare drejtësie ne Vlore qe me zellin e tyre për t’i shërbyer Kryeministrit kane shkelur Kushtetutën, kane cenuar parimet thelbësore të demokracisë, zgjedhjet e lira”, tha ai ndër të tjera