Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Meta dy ditët e fundit ka pasur kërcënime ndaj kreut të SPAK-ut, Dumanit.
Myzyraj: Shqetësuese nuk janë fyerjet, aq shumë sa janë kërcënimet e drejtpërdrejta që ka bërë zoti Meta dy ditët e fundit ndaj SPAK-ut dhe Altin Dumanit.
Pra faktori ndërkombëtarë, ambasadat të cilat reaguan ditën e sotme në rresht njëra pas tjetrës nuk besoj që shkojnë deri aty sa të reagojnë për cdo fyerje që bën gjithkush ndaj gjithkujt.
Skena politike në Shqipëri është e tillë.
Meta dy ditët e fundit ka pasur një tjetër artikulim.
Ka pasur kërcënime ndaj Altin Dumanit.
Sepse kur i thua tjetrit të kesh kujdes kur të dalësh nga shtëpia, kjo nuk është fyerje.
Qartazi faktori ndëkombëtar është i shqetësuar për këtë.
Meta qartazi tanimë duket sikur e ka një panoramë të plotë të asaj cfarë është duke arritur SPAK me disa hetime që janë duke u zhvilluar ndaj tij dhe Kryemadhit.