Meta shkruan se PL-ja angazhohet për krijimin e 4 strehëzave sociale brenda 6 muajve të parë të vitit 2024, shtimin e numrit të koordinatorëve të dhunës, të cilët raportojnë për rastet e dhunës dhe ecurinë e tyre.
Disa propozime të tjera të PL-së janë: Me mbarimin e efektit të Urdhërit të Mbrojtjes, do të mundësojmë mbështetjen financiare në masën e pagës minimale deri në përfundim të efektit të urdhërit të mbrojtjes. Integrimin e grave dhe vajzave të dhunuara në tregun e punës 3 muaj nga përfundimi i efektit të urdhërit të mbrojtjes.
Postimi i Ilir Metës:
Sot Partia e Lirisë paraqiti disa propozime konkrete në tryezën “Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe vajzave në Shqipëri”.
Ne duam t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave sepse ne duam një familje të fortë dhe shoqëri të shëndetshme.
Partia e Lirisë angazhohet për:
1.Krijimin e 4 strehëzave sociale rajonale brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024.
2.Shtimin e numrit të koordinatorëve të dhunës, të cilët raportojnë për rastet e dhunës dhe ecurinë e tyre, 1 për çdo Qark.
3.Me mbarimin e efektit të Urdhërit të Mbrojtjes, do të mundësojmë mbështetjen financiare në masën e pagës minimale deri në përfundim të efektit të urdhërit të mbrojtjes.
4.Integrimin e grave dhe vajzave të dhunuara në tregun e punës 3 muaj nga përfundimi i efektit të urdhërit të mbrojtjes.