Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thumbuar qeverinë për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit.
Zhupa ka postuar një pjesë nga fjalimi i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay ku thekson se:
“Nuk është më e mundur që sitet e trashëgimisë kulturore të menaxhohen pa marr parasysh edhe pasojat për njerëzit që jetojnë në to”.
Sipas deputetes askush nuk u pyet për atë truall i cili mbi të gjitha është pasuri kulturore
Postimi i plotë i Zhupës:
Audrey Azoulay është Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO.
Ajo shprehet: “Nuk është më e mundur që sitet e trashëgimisë kulturore të menaxhohen pa marr parasysh edhe pasojat për njerëzit që jetojnë në to”.
Pikërisht një nga problemet që ka koncesioni i Butrintit është se nuk u pyetën kurrë as banorët, as këshilli bashkiak dhe as Bashkia Sarandë.
Madje as ekspertët, as studiuesit shqiptar dhe as institucionet e tjera përvec Ministrisë së Kulturës që “ja dha dhuratë ekskluzive” AADF-së.