Sfida e lënë pezull nga spektakli i kaluar u zhvillua mbrëmjen e sotme. Ku Flori dhe Valeri u përballën së bashku.
“Sfida është pak e komplikuar dhe interesante. Sfida nis ku cilin prej tyre duhet të zgjidhi litaret poshtë ristelave ose ku janë dërrasat e lidhura me litarin. Në momentin që secili zgjidh litarin duhet të vinë tek kubi. Duhet të kalojnë nëpër traun e dërrasës, pastaj nëpër mjet dërrasës tjetër duhet të marrin litarin dhe duhet t’a çojnë deri në fund sa ta nxjerrin nga gjithë nga dërrasat. E marrin në qafë, vendosin dërrasat njëra pas tjetrës. Marrin drynin, futen poshtë, i pari që hap drynin, del banderi dhe ai është fituesi”, shpjegoi sfidën ‘Kryeplaku’ Bes Kallaku.
Fitues i sfidës u shpall Valer Kolnikaj, ndërsa Flori ishte dhe humbësi.
Florian Agalliut iu propozua vajtja e tij në Arameras, i cili u përgjigj pozitivisht. Ai do të niset për Arameras, ku është publiku që do të vendosë ose jo rikthimin e tij në “Ferma VIP”.