Prej disa vitesh, shqiptarët e të gjitha moshave, të shëndetshëm apo pacientë, ndoqën me mjaft interes dhe kuriozitet programin më të suksesshëm në dobi të shëndetit të tyre, “Hipokrati”, i cili transmetohet në Top Channel.
Suksesi i këtij formati televiziv, me shumëllojshmëri temash mjekësore, i dedikohet Producentit të programit Raimond CIMBI.Mbahet mend nga të gjithëdhe ka lënë gjurmë inisiativa e Raimond CIMBIT, ku qytetarët shqiptarë u ftuan të duartrokisnin nga ballkonet e tyre, në shenjë solidarizimi memjekët që ndodheshin në vijën e parë të luftës kundër virusit Covid- 19, në kulmine Pandemisë.
Por në sezonin e ri televiziv, producenti Raimond CIMBI ka marrë vendimin të braktisë ‘Top Channel’ dhe ka vendosur që një format të njëjtë, dedikuar tërësisht shëndetit, t`ja besojë tashmë gjigandit mediatik, Euronews Albania, duke filluar nga data 1 Tetor.