BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Gossip

"Më mirë mos ta kisha babanë, kur shkoja në shtëpi e gjeja duke..."/ Fotini bën rrëfimin rrëqethës: Me lekët e BB lava borxhet

"Më mirë mos ta kisha babanë, kur shkoja në shtëpi

Gjatë një bisede me Nitën, Fotinia ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në familjen e saj. Ish-fituesja e Big Brother 9 tregoi se ka parë shumë gjëra që kanë ndikuar tek ajo dhe e kanë bërë më të fortë.

Rrëfimi i Fotinisë: Babin nuk e kam pas në jetën time, e kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë mos ta kisha patur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që më kanë vrarë. Dhe të gjitha ato i kam vuajtur deri në një moshë pak më të madhe. Se si çdo gocë, shikoja shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua ndërsa mami as e ka menduar kurrë. Kjo ka qenë një nga plagët e mia më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Kam parë gjithë ato gjëra dhe kam thënë kështu nuk do bëhem kurrë. Nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë dhe të shohë gjërat që kam parë unë. Edhe një zënkë të vogël me partnerin të kem nuk dua ta dëgjoj fëmija, as ta shikojë, as të dihet fare. Sa gjëra kam parë unë! Unë dhe vëllai vinim në shtëpi dhe gjenim mamin e babin duke u zënë, babi duke e goditur, vëllai im kalama futej në mes i ndante, gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur u futa në Big Brother vëllain e kam pasur në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua prej babit sepse donte të iknim nga shtëpia.  E futi vëllain tim në probleme. Kur u futa në Big Brother kam pasur 31 milion lekë borxh që i mora për vëllain dhe për njerëzit e mi. Yhy sa gjëra kam kaluar. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë. Isha e vogël, përgjegjësi shumë e madhe. Nuk do ta harroj kurrë kur fitova Big Brother-in, mora lekët dhe ishte hera e parë që kisha tullë me lekë. Me të vërtet e fitova, por dola jek e jek. Siç i mora ua çova njerëzve. Se unë e fitova me Danielin, i kishim gjys për gjys lekët. 100 milion lekë fituam, por mbajti taksë dhe banka pra nuk i merr 100 përqind. Por të paktën shlyeva borxhet që kisha. Më ka dashur shumë Zoti. Me të vërtet kam vuajtur shumë, por mi ka sjellë gjërat. Nuk është e lehtë ta kesh babin gjallë dhe të bëjë këto gjëra. Kam 8 vjet që nuk e kam parë. Herën e fundit që jemi takuar ka qenë me sherre aq sa nuk duroja dot më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekte në botë. Prej këtyre gjërave më është krijuar një ndjesi e keqe dhe kam komplekse në përzgjedhjen e partnerit. Një gjë e vogël që mund ta tolerosh sot, nesër bëhet problem shumë i madh.