BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Gossip

‘Çmenduria’ në BBV/ Zbardhen prapaskenat e forta të ‘sherrit’ për ‘Instagram’-in e Luiz Ejllit dhe kërcënimet për gjyqe

‘Çmenduria’ në BBV/ Zbardhen prapaskenat e forta të

Nëse mendoni se përballja në “Big Brother” është e ashpër, ajo çfarë po ndodhë jashtë me Luizin, është dyfish më sfiduese.

Suksesi i këngëtarit këtë vit ishte një e papritur sa i përket formatit, ndaj edhe shifrat e tij në rrjetet sociale kapërcyen, duke u bërë figura më e ndjekur në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë këtu se Luiz Ejlli ka 4 bilion klikime në “TikTok”, një “Instagram” me rreth 700 k dhe një numër të madh mbështetësish që e kanë shndërruar në kryefjalën e mediave, por jo vetëm.

Në 24 dhjetor, kur ai u bë pjesë e lojës, nuk kishte një “Instagram” dhe ashtu si vetë artisti u shpreh, ia kishte besuar një mikeshës. Në fakt, më pas u zbulua se Jurgena ishte e dashura që la jashtë lojës, por pavarësisht ndarjes, pas lidhjes me Kiarën, ajo vijoi të menaxhonte profilin e tij, si dhe të mbyllte kontratat e marketingut që kërkonin biznese të ndryshme. Këtu duket se filloi problemi me Jurgenën, që shumë shpejt u shndërrua në një ndër personat më të sulmuar të ditëve të fundit.

Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menaxhuar “Instagram”-in e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe “Top Channel”, pasi ata e kanë dashur gjithmonë “Instagram”-in e tij.

E sipas tij, rasti më i mirë për ta bërë këtë ka qenë pas hapjes së “GoFundMe”, ku produksionit i lind e drejta të thotë se imazhi i Luizit po keqpërdoret jashtë. Për sa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga vajza në fjalë, Jurgena Tusha.

Ajo ka hapur një llogari në “Instagram” ku ka thënë për herë të parë anën e saj të historisë. Duke mohuar fjalët për Meridianin, Jurgena ka pranuar se është kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dorëzonte “Instagram”-in e tij. Mirëpo, a është kjo adresa e vërtetë e Jurgenës?

Në këtë situatë të bujshme është e thjeshtë që gjithkush të pretendojë se është vajza në fjalë dhe të përfitojë nga kjo gjë. Ajo çka ngriti dyshime është se kjo llogari që supozohet të jetë e Jurgenës nuk ndiqet në “Instagram” as nga motra e as nga kunati i Luizit. Gjithashtu, në story-t e Jurgenës është bërë një ripostim ku shihet se kunati i Luizit u ka kërkuar ndjekësve ta ndjekin Jurgenën, mirëpo në vetë “Instagram”-in e tij ky postim nuk ekziston.

E në fakt familjarët kanë ndërhyrë të parët për të marrë “Instagram”- in e Luizit, pas parave që kjo adresë po bënte. Vetëm pak kohë më parë, “Panorama” bëri me dije shumat e majme që adresa e Luiz Ejllit bënte me postimet në story dhe feed. Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro.

Të shumta janë bizneset ‘në radhë’ për t’u publikuar në faqen e tij. Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksoz.

Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë. Dhurata e fundit e mbërritur ishte një varëse floriri, që është krijuar posaçërisht për të. Në profilin e Luizit që Jurgena menaxhonte, të shumta ishin postimet që vinin nga reklamat.

Por duket se ky fakt ka ngritur shqetësim te familjarët fillimisht, duke qenë të paqartë nëse këto para do të shkonin më pas për Luizin, apo Jurgena po përfitonte nga fama e tij. Në këto kushte, pas hapjes së “GoFundMe”, ku edhe u panë që paratë filluan të mblidheshin shumë shpejt, familja kërkoi edhe “Instagram”- in e Luizit.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë ‘Instagram’, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij ‘Instagrami’ do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, shkruhej pasi ndryshoi emri i ‘Instagram’-it.

Ky ndryshim i papritur ka habitur gjithë publikun, por ka qenë ish-fituesi i “Big Brother”, i cili ka reaguar për këtë ngjarje. Sipas Anaid Kalotit ka qenë televizioni “Top Channel” ai i cili ka tentuar të marrë në zotërim imazhin e Luizit e si pasojë edhe “Instagram”-in e tij. Anaidi thotë se në fakt për imazhin e Luizit po bëhet një “luftë” mes familjes se këngëtarit dhe drejtuesve të Tch.

Sipas tij, këto të fundit i kanë mbushur mendjen Luizit, i cili nuk di se ç’bëhet jashtë, për të firmosur një kontratë që imazhi i tij të jetë në dorën e tyre. Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’, kur media ka nisur një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.

“Mbasi ka hyrë një reklamë në shtëpi, Jurgenës (administratorja e ‘Instagram’-it dhe shoqja e tij) i është tentuar t’i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i ‘Top Channel’. Në momentin që është hapur ‘Go fund me’ pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, ‘Top Channel’ i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos”, u shpreh Anaidi.

Nuk vonoi shumë dhe Meridiani erdhi me një reagim publik, ku i hodhi poshtë të gjitha fjalët e Anaidit.

“Mospranimin tim për të marrë pjesë në një live që nuk përputhet me atë që unë besoj! 2.T’ju pyes kush është realisht kjo vajzë??? Pse nuk e ka insta sot??? Pse insta është ndryshuar emri, arsyen duam ta dimë 3. Çfarë tregon ky sms përveç një bisede idiote midis dy shfrytëzuesish tani që ai është dikush se kur e goditën të gjithë u zhdukët 4. Meqë jeni miqtë e vërtetë JU TE LUIZIT pse nuk i shkuat ju por @jonndoja dhe @mariodeda që i luftoni po njëlloj?? 5.I di Luizi këto? Apo përfitoni që është brenda. Nuk e dija që qenkam kaq i fuqishëm sa të prish një kontratë kaq të madhe që nuk ka ekzistuar kurrë në një letër. Unë më i fortë se një televizion?? Latë nam, merrni pak famë dhe ju. Servila për aq kohë sa ju plotësoheshin interesat dhe hienat kur ju godet me të vërteta!”, ka shkruar ndër të tjera Meridiani.

Ndërkohë që kunati i artistit shkodran, ka ndërhyrë për të sqaruar disi situatën e krijuar së fundmi. Ai shprehet se produksioni ka tentuar të marrë “Instagram”-in e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri shprehet se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e ‘Big Brother’, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar ‘Top Channel’. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja, do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

Familjarët kanë bërë të qartë që në përfundim të ‘Big Brother’ llogaria do t’i kalojë vetë Luizit. Nga ana tjetër, edhe vetë Jurgena ka publikuar biseda të tjera me faqen zyrtare të Top-it, por që mbetet për t’u vërtetuar vërtetësia e këtyre mesazheve.